Ky sezon turistik ka shënuar një tjetër viktimë. Një pushues ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës. Mësohet se viktima është Agush Kastrati 86-vjeç nga Peja e Kosovës.
86-vjeçari është futur në det për t’u larë por ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Rastet e pushuesve që kanë humbur jetën për shkak të atakut kardiak kanë qenë të shumta këtë vit. Shkak është pakujdesia e pushuesve të cilët futen të nxehur ose të ngrënë në ujë dhe nuk sillen me detin në mënyrën e duhur. Megjithatë, këto raste janë të shpeshta tek moshat e treta.