Showbiz28 Shtator 2018, 12:51

Një tjetër shqiptar i famshëm në botë, këtë herë në qendër të vëmendjes është stilistja e njohur

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër shqiptar i famshëm në botë, këtë herë në qendër të vëmendjes është stilistja e njohur

Stilistja Mirela Nurçe është bërë pjesë e shtëpisë së madhe të modës Versace. Këtë e ka bërër të ditur fotografi i njohur ndërkombëtar Fadil Berisha nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Shumë krenar për këtë bashkëpunim të Versace me Mirela Nurçen.”- ka shkruar ai.

“Fashion for development” është eventi i modës që u organizua në New York. 8 stilistë të mirënjohur bashkëpunuan me 8 stilistë të rinj dhe sollën krijimet e tyre në një pasarelë. Dhe modelja shqiptare Adrola Dushi ishte ajo që kishte veshur një krijim të Mirelës, një pallto dhe mbante në dorë një çantë Versace.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Showbiz mirela nurçe stiliste