Një tjetër talent shqiptar po korr sukses në skenën e “Talang 2021 Swiden”. Video e konkurrimit të tij në këtë program po bën xhiron e rrjetit dhe shkak është bërë performanca e tij.
Ai quhet Rejhan Bellani, është 14-vjeç, me origjinë nga Kosova. Ai ka marrë pjesë në një konkurs muzikor për fëmijë në Suedi.
14-vjeçari shqiptar mahniti publikun me paraqitjen e tij dhe është favorit për të fituar edicionin e këtij viti të “Talang 2021 Swiden”.
Rejhani me zërin e tij mahniti dhe u bë temë diskutimi në tërë Suedinë, për ngjyrat e zërit të tij dhe mjeshtërinë e këndimit.
Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion, edhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Dëshira e tij më e madhe është të arrijë në finale.