Një vend që s’ka “mbretëreshën e sporteve” s’ka të ardhme në asnjë sport/ Skandal kombëtar dhe ndërkombëtar, Tirana e politikanëve të babëzitur s’ka një pistë atletike

Një vend që s’ka “mbretëreshën e sporteve” s’ka të ardhme në asnjë sport/ Skandal kombëtar dhe ndërkombëtar, Tirana e politikanëve të babëzitur s’ka një pistë atletike

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është sot kryeqyteti i vetëm në botë që nuk ka një pistë atletike. Nuk e ka për shkak korrupsioni, babëzie e mungese vizioni nga pushtetarët dhe drejtuesit e sportit në vend.

Më parë ishte një pistë me tartan te stadium kombëtar “Qemal Stafa”, pistë me 6 korsi, e pranueshme për aktivitetet ballkanike, por jo për nivelin europian e botëror. Ama ishte një pistë për aktivitetet kombëtare e sidomos ato në kryeqytet.

Sot Tirana me afro 1 mln banorë nuk ka pistë atletike dhe sportistët e saj shkojnë deri në Elbasan për të zhvilluar stërvitje e për të bërë gara. Paradoksi është se Korca me 100 mijë banorë ka dy pista, kurse Tirana asnjë, po asnjë fare, qoftë dhe një pistë për numër.

Shqipëria ka dy atletë të nivelit të lartë sic janë Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, por edhe shumë sportistë të tjerë cilësorë e premtues, por ajo nuk ka terrene. Me prishjen e “Qemal Stafës”, qeveria duhej të kishte bërë gati pistën e re, madje u fol për një pistë stërvitore prapa hotel “Sheratonit”, por asgjë nuk u bë.

Me prishjen e pistës u pakësuan sportistët në atletikë dhe në një vend ku mungon “mbretëresha” e sporteve vaj medet të flasësh për sportin në tërësi dhe nivelin e tij.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili nuk lë rast pa dalë në ekran të radhisë arritjet e tij “gjeniale”, cuditërisht nuk flet asnjë fjalë për pistën e atletikës. Në një kohë kur Bashkisë së Tiranës i kaluan së fundmi edhe zyrtarisht shumësportëshi i Partizanit dhe Studentit, ai duhej të kishte gati terrenet përndryshe të gjitha lëvizjet bëhen sa për syy e faqe. Duhej që të kishte infrastrukturë më shumë, por e gjitha është një propogandë boshe, sepse pa terrene nuk mund të ketë nivel cilësor sportiv e aq më pak në atletikë.

E ndërsa politikanët vetëm pasurohen për vete dhe shohin si të gjejnë ndonjë copë truall për të bërë ndërtime, kryeqyteti i shqiptarëve vijon të jetë i vetmi në Europë e ndoshta dhe në botë që s’ka një pistë atletike me tartan. Cfarë turpi! Një turp kombëtar dhe ndërkombëtar. /Pamfleti Sport

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti