Kronike22 Maj 2019, 15:25

Një vitë nga ekzekutimi mafioz i Mario Majollarit, i dyshuari kryesor drejt lirimit

Shkruar nga Pamfleti
Një vitë nga ekzekutimi mafioz i Mario Majollarit, i dyshuari kryesor

Një vitë nga ekzekutimi mafioz i Mario Majollarit, i dyshuari kryesor drejt lirimit

Një vit pas vrasjes së Mario Majollarit, autori i dyshuar është vetëm një hap larg lirimit nga qelitë e paraburgimit. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës me kërkesën për pushimin e cështjes për Kastriot Gjuzin, me argumentin se nuk provohet të jetë ai autori i krimit që tronditi kryeqytetin.  Seanca paraprake për shqyrtimin e cështjes, është caktuar të zhvillohet me 28 maj. Gjyqtari paraprak ka thirrur në proces edhe palën e dëmtuar, në rastin konkret nënën e të ndjerit Mario Majollari.

Familjarët kanë shprehur shqetësim për lirimin e të dyshuarit dhe këmbëngulin që vrasja dhe motivet e saj të zbardhen, përderisa 28-vjecari nuk kishte konflikte me askënd.

Kastriot Gjuzi u arrestua në Kosovë, me iniciativën e policisë, pa kaluar as 48 orë nga krimi i rëndë. Ai dyshohej se e ekzekutoi 28-vjecarin për motive gjakmarrje, pasi babai i Mario Majollarit i kishte vrarë vëllain Ilir Gjuzi në vitin 2000. 12 orë pas vrasjes së Majollarit, policia deklaroi se kishte hedhur dritë mbi motivet e ekzekutimit të të riut dhe kishte identifikuar e shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili u ndalua më pas në shtetin e kosovës..

“Pas një pune intensive dhe profesionale,  gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.në kërkim u shpall Kastriot Gjuzi, pasi dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri Mario Majollarin”.

Por, në fakt, Kastriot Gjuzi, pret lirimin, pasi ndryshe nga sa deklaroi policia natën pas vrasjes, më shumë se 12 muaj më vonë, nuk janë gjetur prova për fajësinë e tij, c’ka do të thotë se gjithcka kthehet në pikën zero. Vrasja e majollarit mbetet pa autor. Madje, Gjuzi pas lirimit pritet të kërkojë dhe dëshpërblim për kohën që qëndroi prapa hekurave.

Mario Majollari u ekzekutua me katër plumba mbrëmjen e 10 prillit të një viti më parë, në rrugicën e shtëpisë së tij, vetëm 5 ditë pas ishte kthyer nga Suedia ku I ishte refuzuar azili. Ai ishte vetëm 8 vjec kur babai i tij vrau dy persona, krim për të cilin është kycur prapa hjekurave, megjithatë jetonte me frikë e terror se do të vritej për motive gjakmarrje. Tashmë që edhe i dyshuari i vetëm për krimin është drejt lirisë, pyetja që shtrohet është: Kush e vrau Marion?(b.w)

Kronike i dyshuari kryesor drejt lirimit Një vitë nga ekzekutimi mafioz i Mario Majollarit