Sport 9 Korrik 2019, 10:15

Një Zidane më pak te Reali, trajneri me dorë të hekurt

Shkruar nga Pamfleti
Një Zidane më pak te Reali, trajneri me dorë të hekurt

Djali i Zinedin Zidan, Luka Zidan, do të largohet nga ekipi madrilen pas plot 15 vitesh. Sipas medies spanjolle “MARCA”, portieri 21-vjeçar do të huazohet te skuadra e Rasing Santander, ekip ky që këtë sezon siguroi ngjitjen në Segunda Divizion.

Luka iu bashkua akademisë së Real Madrid në moshën 6-vjeçare dhe që nga ai moment ka qenë i pandarë nga ekipi “Los Blancos”.  21-vjeçari ka pasur mundësinë të luajë dy herë me Realin, në të dyja rastet në La Liga.(fitore 3 – 2 ndaj Hueskës dhe barazim 2 – 2 ndaj Vijareal)

Sport Zinedine Zidane