Showbiz22 Maj 2019, 18:45

Njëra më e shëmtuar se tjetra! Del fotoja e 8 viteve më parë e Marinës, Luanës dhe Xhensilës. Ja ndryshimi drastik ndër

Shkruar nga Pamfleti

Një foto e vjetër ku Luana Vjollca, Marina Vjollca, Xhensila Myrtezaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj shfaqen shumë të qeshura në prapaskenën e Top Fest, mund t’ju bëjë të filloni të numëroni gjithë gjërat që kanë ndryshuar në jetën tuaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Fotoja është shkrepur gjatë finales së Top Fest 8 në 2011-ën, ku Marina dhe Luana ishin bashkëprezantuese kurse Xhensila, Eliza dhe Anxhelina konkurronin. Fituese e këtij edicioni u shpall Elvana Gjata me këngën “Me ty”. Nuk na besohet se kanë kaluar 8 vite që atëherë!

Së pari, “Top Fest” nuk bëhet më prej 4 vitesh.

Së dyti, Luana s’i ka më flokët e kuqe dhe nuk ka pasur kaq operacione sa sot. Gjithashtu, sot është një ndër imazhet kryesore të “Top Channel”.

Së treti, Marina nuk është më në “Top Channel” pasi siç e dimë, sezonin e kaluar u shpërngul në “Klan” dhe  momentalisht është tërhequr nga televizioni. Ja vlen të përmendim edhe ndryshimin e dukshëm që ka pësuar në fytyrë. Mesa duket edhe Marina njëjt si e motra kanë shpenzuar mjaft lekë për paraqitjen e tyre.

Së katërti, Anxhelina duket sikur ka hequr dorë nga muzika, edhe pse në 2015-ën publikoi në Soundcloud dy projekte të reja, “Do it Rite” dhe “Love you better” të punuara në Amerikë, por ato janë fshirë tashmë. Gjithashtu edhe Anxhelina ka pësuar ndryshimin drastik pas operacioneve. Buzët mollzat dhe hundën. Para dhe pas është si dita me natën.

Eliza Hoxha gjithashtu duket të jetë tërhequr tërësisht nga muzika këto kohë, duke iu dedikuar pasionit të saj për fotografinë dhe pikturën, duke realizuar disa ekspozita.

Duket se Xhensila është e vetmja që s’ka ndryshuar drejtimin e karrierës së saj. Vijon merret me muzikë dhe preferon baladat ashtu si 8 vite më parë. Xhensila padyshim që është zbukuruar më shumë duke u trajtuar dhe shpenzuar lekë për paraqitjen e saj.

Showbiz