Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Serbi, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me liderë rajonalë. Rama darkoi me Brnabiç Vuçiç e Zaev. Kreu i qeverisë të Shqipërisë gjendet në shtetin serb në kuadër të marrëveshjes për “Shengenin ballkanik”. Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit.
Kujtojmë se Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një emision në RTS ka deklaruar muaj më parë se kosovarët dhe shqiptarët janë “njerëz të zbritur nga mali”.
Ajo theksoi pas kësaj deklarate se nuk do të kërkonte sepse sipas saj është e vërtetë. “Është e pamundur të flasësh me ta. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe është dëshmuar pothuajse e pamundur për të dalë me këta njerëz, për të negociuar”,ka deklaruar ajo.
E megjithatë ajo është ulur në tryezë me Ramën e Rama ka pranuar sigurisht që të bëhet sërish “legen” vetëm e vetëm që të tregojë vullnetin e tij “bashkëpunues” si lider global.
/Pamfleti