Aktualitet27 Qershor 2019, 17:23

Njihte sekretet e Enver Hoxhës, u rrah dhe u torturua në burg dhe u dënua përjetë

Shkruar nga Pamfleti
Njihte sekretet e Enver Hoxhës, u rrah dhe u torturua në burg dhe u

Njihte sekretet e Enver Hoxhës, u rrah dhe u torturua në burg dhe u dënua përjetë

Kastriot Dervishi

Procesi ndaj grupit të deputetëve është i rremë dhe i manipuluar.

Torturat e vazhdueshme të bëra ndaj Foto Balës.

Pjesa më e madhe e procesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj grupit të parë të deputetëve është e manipuluar nga hetuesia. Në rreshtimin e të gjitha provave të siguruara, rezulton se nën kërcënimet për jetën e familjarëve dhe torturave të pashembullta është mundur të përpilohet një proces dokumentar që nuk rezulton i vërtetë.

Mjafton këtu të përmend faktin se gjatë procesit gjyqësor kundër 24 të pandehurve, hetuesia ka mundur të vendosë të dhëna të paqena ndaj 20 personave, të cilët i ka vendosur edhe kundër njëri-tjetrit.

Pra vetëm me deklarimet e 4 personave, defekte të tjera të hetimit si dhe me integrimin me proceset e tjera arrihet te e vërteta. Si ilustrim i kësaj teze, sjell një provë tjetër në lidhje me një të dënuar dhe torturat e përdorura ndaj tij.

Foto Bala ishte njëri nga bashkëkohësit e Enver Hoxhës. Ai bën pjesë në grupin e njerëzve që u arrestuan vetëm se njihnin jetën e diktatorit gjatë kohës kur ata studiuan në Francë.

Në deklarimin e datës 8 shkurt 1947, pra një muaj pas arrestimit, ai thotë se çdo gjë që ka nënshkruar deri atë çast ishte fryt i “imagjinatës së ndezur prej torturave të vazhdueshme”.

Bala nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë klandestine u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata dhe vuajti dënimin nga 7 janari 1947 deri më 20 prill 1963, ditë kur u lirua nga burgu i Burrelit.

Histori Njihte sekretet e Enver Hoxhës u rrah dhe u torturua në burg dhe u dënua përjetë