Kronike22 Korrik 2018, 18:31

Njihuni me gangsteren nga Mallakastra, që grabiste nën presionin e armës, nënë e një fëmije (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Njihuni me gangsteren nga Mallakastra, që grabiste nën presionin e

Një 31-vjeçare nga Visoka e Mallakastrës dhe një 22 vjeçar nga Belina e Patosit u arrestuan nga policia pasi kishin vjedhur me armë tre pika të shitjes së karburanteve.

Anna Malaj 31 vjeçe, nëna e një djali 12-vjeçar të lindur në Athinë, është ndaluar nga policia e Fierit si autore e dyshuar në vjedhjen me arme të 30 mijë lekëve në Levan dhe tentativën e grabitjes se dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër. Policia njoftoi se ajo bashkëpunonte me kushëririn e saj 22-vjeçar, E. G., i cili është shpallur në kërkim.

Të armatosur me armë gjahu, gjatë muajit korrik, ata shkonin në orët e vona të natës në pika të ndryshme të shitjes se karburanteve dhe nën kërcënimin e armës u kërkonin punonjësve tu jepnin paratë.

“Të dy këta shtetas (Kushërinj), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Sipas punonjësve të karburantit, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi kanë parkuar mjetin e tyre në anë të rrugës nacionale Levan-Fier, pranë pikës së karburantit.

Kanë dalë të dy nga makina dhe kanë shkuar drejt ambienteve të karburantit. 22-vjeçari me arme në dorë ka kërcënuar punonjësin dhe me pas ka shkuar në lokalin ku gjendej kasaforta të cilën e ka shqyer me dorë dhe ka marrë gjithë paratë që gjendeshin aty.

Sipas punonjësve të karburantit, i riu shoqërohej gjatë gjithë kohës nga një vajzë që sipas policisë është 31 vjeçarja e ndaluar, Anna Malaj.

Vila tre katëshe siç shihet edhe nga pamjet ndodhet në fund të një rrugice, në majë të një kodre, por dera e saj mbyllet me shpejtësi. Askush nuk do të flasë dhe të komentojë për veprimet e Annës.

Ndonëse familjarët kyçën gojën, banorë të fshatit i kanë thënë gazetarit të News 24 se prej kohësh prindërit e saj jetonin në Greqi.

Kronike