Showbiz18 Maj 2019, 05:10

Njihuni me kurat natyrale që rregullojnë problemet me frymëmarrjen

Shkruar nga Pamfleti
Njihuni me kurat natyrale që rregullojnë problemet me

Njihuni me kurat natyrale që rregullojnë problemet me frymëmarrjen

Pneumonia është një gjendje e frymëmarrjes, e karakterizuar nga inamacioni në mushkëri për shkak të infeksioneve bakteriale, virale dhe fungale. Trajtimi i duhur për këtë gjendje zakonisht varet nga tipi i pneumonisë që keni dhe serioziteti i simptomave. Eshtë e rëndësishme të shihni një doktor nëse keni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kraharori, dhe temperaturë të vazhdueshme.

Hudhra
Hudhra ka veti antimikrobike që lufton bakteriet, viruset dhe kërpudhat. Gjithashtu ndihmon në normalizimin e temperaturës së trupit. Përzieni një kupë qumësht në 4 kupa ujë dhe shtoni një lugë e gjysëm çaji me hudhër të thërrmuar. Zieni përbërësit derisa të reduktohet në ¼ e sasisë llestare. Pijeni 3 herë në ditë. Një mënyrë tjetër është të marinoni hudhrën e thërrmuar në një përbërje që ka sasi të barabarta të lëngut të limonit dhe mjaltit. Merrni 2-3 lugë caji të kësaj, 3-4 herë në ditë.

Piperi i kuq 
Piperi djegës ka sasi të larta të capsaicin-it që stimulon clirimin e mukozës nga rrugët e frymëmarrjes. Pra ndihmon në pastrimin e mukusit nga sistemi respirator. Piperi i kuq është një burim mjaft i mirë i beta-karoten, e cila ndihmon në një zhvillim të shëndetshëm të membranës së mukusit. Përzieni pak lëng limoni dhe pak piper të kuq në një gotë ujë. Pijeni disa herë ditë.

Fara susami 
Zieni një lugë gjelle fara susami në një kupë me ujë. -Përzieni një lugë gjelle fara liri dhe vazhdoni ta zieni. -Hiqeni përzierjen dhe shtoni një lugë çaji mjaltë dhe pak kripë. -Pijeni këtë përbërje një herë në ditë.

Lëng perimesh 
Lëngu i freskët i karotave, lëngu i spinaqit, lëngu i kastravecit dhe lëngje të tjera perimesh janë të shkëlqyera për shëndetin tuaj, sidomos kur po vuani nga pneumonia. Ato fuqizojnë imunitetin dhe ndihmojnë në detoksikim. Të pasura në fosfor dhe klorinë, lëngu i pastinakut është benecial për mushkëritë e juaja dhe sistemin e bronshitit. Kombinoni lëngun e spinaqit dhe karotës në një shkallë 2:3. Pijeni cdo ditë. Alternativë tjetër, kombinoni lëngun e panxharit 1/5, me lëngun e kastravecit 1/5 dhe 3/5 lëng karrote. Pijeni cdo ditë.

Avulli 
Avulli ndihmon për të luftuar infeksionin dhe përmirëson frymëmarrjen duke u lehtësuar nga i ftohti dhe bllokimi. Zieni ujë në një tenxheri dhe shtoni disa pika vaj esencial si eukaliptus, levandër, vaji i pemës, limon, ose vaj camphor. Thithni avullin e kësaj përzierje. Ndërkohë që thithni avullin, mbuloni kokën me një peshqir kështu që avulli nuk mund të shpëtojë dot. Të bëni dhe një dush të ngrohtë ka gjithashtu benete.

Shafrani 
Kjo bime medicionale lufton për të hequr qafe mukusin nga trupi juaj, vecanërisht nga trakti i frymëmarrjes. Plus që ka veti anti-virale dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në luftimin e infeksionit. -Përzieni shafranin pluhur në vaj të ngrohtë mustarde për të bërë një pastë. Fërkojeni në kraharorin tuaj. -Pini një gotë qumësht të ngrohtë të përzier me një lugë çaji shafran pluhur, 2-3 herë në ditë. Përzieni një lugë caji shafran dhe ¼ e lugës së çajit piper të zi pluhur në një gotë me ujë të ngrohtë. Pijeni një herë në ditë.

Borzilok dhe piper i zi
Të dy këta përbërës janë beneciale për mushkëritë e juaja dhe përdoren si një kurë natyrale për pneumoninë. -Nxirrni lëngun e 5 gjetheve borzilok. -Miksojeni me pak piper të zi të freskët. -Konsumojeni cdo 6 orë.

Vaji i rigonit
Vaji i rigoni lufton mikrobet që shkaktojnë pneumoninë për shkak të vetive anti-virale, anti-bakteriale, antifugale që zotëron. Gjithashtu ndihmon në hollimin e mukusit. -Shtoni 2 ose 3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ose lëng të freskët. Pijeni 3 herë në ditë. -Vendosni 1 ose 2 pika të këtij vaji esencial në një pecetë ose top pambuku dhe vendoseni anash jastëkut përpara se të ini kështu që mund ta thithni gjatë natës. Përpos këtyre kurave natyrale, sigurohuni që të merrni të gjitha mjekimet e dhëna nga doktori. Gjithashtu pushoni mjaftueshë, pini shumë lëngje, veçanërisht ujë. Konsultohuni me doktorin para se të merrni ndonjë mjekim për kollën dhe të ftohtin.

 

 

Lifestyle frymëmarrje kurat rregullojnë