Bota24 Maj 2019, 20:04

Njihuni me marinarin që i ra rreth e përqark botës me pulën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Njihuni me marinarin që i ra rreth e përqark botës me pulën

Njihuni me marinarin që i ra rreth e përqark botës me pulën e tij

Ky është Guirec Soudée. Ai  ishte vetëm 21 vjeç kur vendosi të eksploronte oqeanet me pulën e tij, Monique. Ai na tregon për udhëtimin e tij që zgjati më shumë se 5 vjet, gjatë së cilës ai udhëtoi më shumë se 83,000 km në bordin e jahtit të tij, Yvinec.

Guirec Soudée, një marinar vetëm 21-vjeç vendosi të ndërmarrë një udhëtim përreth botës me anijen e tij.

Për shoqëri zgjodhi një shok të çuditshëm, pulën e tij Monique.

Së bashku, ata vizituan Karaibet, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, kaluanKepin Horn dhe u ndalën në Afrikën e Jugut. Ata madje ndaluan dhe në Grenlandë. Në total, ata udhëtuan më shumë se 83,000 km.

Guirec, tani 26 vjeç, tregon se bashkë me Monique kanë ndarë rreziqet dhe gëzimet e këtij udhëtimi.

Ai gjithashtu botoi ditarin e tij dhe zbuloi fotot e udhëtimit të pabesueshëm me pulën e tij.

Bota Njihuni me marinarin që i ra rreth e përqark botës me pulën e tij