Aktualitet16 Mars 2019, 08:36

Njihuni me parashikimin e motit, ja si do jenë temperaturat për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Njihuni me parashikimin e motit, ja si do jenë temperaturat për ditën e sotme

Masat ajrore te qendrueshme do të kushtëzojnë kushtet e motit, ku alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë deri në mesditë dhe pjesën më të madhe të territorit.

Pasditja dhe mbrëmja mbetetn me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2 gradë mëngjesi deri në 20 gradë.

Njihuni me parashikimin e motit, temperaturat për ditën e sotme


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet