Aktualitet19 Korrik 2019, 09:07

Njihuni me recetën 3000-vjeçare për një gjumë pa shqetësime, kjo është zgjidhja e shumëpritur e çdo problemi

Shkruar nga Pamfleti
Njihuni me recetën 3000-vjeçare për një gjumë pa

Njihuni me recetën 3000-vjeçare për një gjumë pa shqetësime, kjo është zgjidhja e shumëpritur e çdo problemi

Mjekësia Ayurvedic është një sistem mjekësor që ka më shumë se 3.000 vjet. Institutet Kombëtare të Shëndetit shpjegojnë se Ayurveda bazohet në konceptet e ndërlidhjes universale. Sistemi tradicional i kujdesit shëndetësor indian ende përdoret nga shumica e popullsisë së Indisë. Ka një arsye dhe ajo është funksionaliteti i kësaj recete.

Ekzistojnë tri lloje të mosbalancimeve të gjumit:

Vata:  është problemi i pamundësisë për të shkëputur mendjen nga ngjarjet dhe ndjenjat e ditës. Në këtë lloj mos balance të gjumit, është e vështirë të flini gjumë dhe edhe kur flini, jeni i shqetësuar. Ata që vuajnë nga një çrregullim i gjumit Vata këshillohen të bëjnë një stërvitje dhe aktivitet fizik.

Në një çrregullim gjumi tq quajtur Pitta, ju flini lehtësisht gjumë, por zgjoheni gjatë natës dhe nuk mund të flini përsëri. Ky shqetësim shpesh shkaktohet nga trauma emocionale. Rekomandohet që ata që luftojnë Pittan të flenë në temperatura të ftohta.

Në mosbalancim e gjumit Kapha, ju bëni një gjumë të  thellë për një kohë të gjatë, por ende zgjoheni me lodhje. Për çrregullimet e gjumit Kapha, zgjimi para orës 6:00 dhe ushtrimi në mes 6:00 dhe 10:00 mund të zgjidhë problemin.

Përveç këtyre mjeteve  në shtëpi, këshillohet të mos konsumoni kafeinë pas orës 15:00 dhe rekomandohet të pini një gotë qumësht të ngrohtë me 1/4 lugë çaji arrë moskat para se të shtriheni. Është sugjeruar gjithashtu të masazhoni trupin me vaj esencial

Shendeti