Aktualitet 1 Shtator 2019, 18:43

NOSTALGJI E VLERËSIM/ Që të mos harrohen; ja 73 fituesit e Tureve Çiklistike të Shqipërisë, në vitet 1925-2016

Shkruar nga Pamfleti

NOSTALGJI E VLERËSIM/ Që të mos harrohen; ja 73 fituesit e Tureve Çiklistike të Shqipërisë, në vitet 1925-2016

Redaksia “PAMFLETI”, duke nisur nga sot, po hap rubrikën: – “Vlerat e shquara të sportit shqiptar; që garuan pa tendera, pa pazare e me shpirt të pastër”; nëpërmjet të cilës, do sjellim në kujtesë gjithë figurat e shquara të çdo lloj sporti, që është ushtruar në Shqipëri deri në vitin 1992, madje edhe profile të ekipeve të futbollit e sporteve të tjera në qytetet e vogla 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Brezi i ri, njeh Sali Berishën, Edi Ramën e Olsin, Ilir Metën e Artur Zhejin, Lulzim Bashën e kunatin, Petrit Vasilin e Ylli Manjanin, Fatmir Mediun e Gjin Gjonin, Erjon Veliajn e Fatmir Xhafën, Taulant Ballën e Edmond Begon, Gazmend Bardhin, Ervin Salianjin e Klevis Balliun dhe Gjushin, Tërmetin e Qazon.

E dinë edhe sa herë tundin b**ët e gjoksin dhe hapin shalët, këngëtaret sorogato; por nuk e dinë, se cili ka qenë qyteti, ekipi, trajneri dhe arbitri i parë, që ka nisur futbollin, volejbollin, basketbollin, mundjen, çiklizmin, notin, gjimnastikën, peshëngritjen, shahun, radio-amatorizmin e alpinizimin në Shqipëri.

Në shërbim të kësaj kujtese historike, redaksia “PAMFLETI”, do publikojë fakte e emra nga sporti shqiptar, duke filluar me pikënisjen dhe fituesit e Tureve Çiklistike në vitet 1925-2016; ku spikatin emra të mirënjohur, që me aftësitë, pasionin dhe përkushtimin e tyre, kanë krijuar emocione të shumta tek shqiptarët, të cilët i shoqëronin pëgjatë rrugëve ku ata pedalonin.

Kujtojmë, që Turi i Parë Çiklistik Zyrtar i Shqipërisë (kampionat Kombëtar), ka nisur në datën 19 shtator 1925, me gjatësi 1300 km në rrugë gërmadha; me itinerar: Shkodër-Durrës-Fier-Vlorë-Tepelenë-Gjirokastër, Kakavijë (brenda territorit grek)-Leskovik-Ersekë-Korçë-Librazhd-Elbasan-Peqin-Kavajë-Tiranë, ku fitues u shpall Jonuz Gjylbegu, nga Shkodra, të cilit, bashkë me medaljen, iu dha edhe shpërblimi 50 napolona flori.

Në çdo qytet që kalonin çiklistët, shoqëroheshin me entuziazëm, me kujdes e pritje madhështore nga bashkitë dhe prefekturat, të cilat siguronin fjetjen, ushqimin, shërbimin mjekësor dhe ceremonitë mikpritëse në sheshet e qyteteve, ku pushteti lokal dhe qyetarët, u jepnin dhurata të veçanta; ndërsa më ditën e mbylljes së garës me finish Tiranën; Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu, organizoi pritje ceremoniale shtetërore me çiklistët./Pamfleti

FOTO: Në foto cover çiklisti legjendë Bilal Agalliu

Kryesore në vitet 1925-2016 NOSTALGJI E VLERËSIM Që të mos harrohen; ja 73 fituesit e Tureve Çikliste të Shqipërisë