alb
alb
Online Media
  • Kreu
  • Aktualitet

    Ishte izoluar nga 5 metra dëborë, FNSH shpëton qytetarin në Qafë Thore të Shkodrës

    Del nga shtrati lumi Gjanica në Fier, trotuaret pushtohen nga uji

    Del nga shtrati lumi Gjanica në Fier, vendi pushtohet nga uji

    Grabitet një farmaci në Tiranë, hajdutët kërcënojnë punonjësen dhe marrin xhiron ditore nën kërcënimin e armës

    Grabitet një farmaci në Tiranë, hajdutët kërcënojnë punonjësen dhe marrin xhiron ditore

    Dalin detaje nga aksidenti në Vlorë/ Humb jetën 23-vjeçarja, vajza tjetër në gjendje kritike

  • Anti-Mafia
    SPAK t’i bëjë “Eco penale” mafies së plehrave ”ECO-Tirana”, me kontratë deri në vitin 2100 e që vjedh 5 milionë Euro në vit

     Mbyllen letrat / Veliaj i jep 8 miliardë lekë Sadri Abazit për pastrimin e Tiranës, gara një mashtrim, shpallja formale bëhet në fillim të shkurtit, SPAK nuk ndalon dot vjedhjen 

    Dosja e anti-mafias italiane konfirmon Ilir Kullën si fijen që lidh Ilir Metën me mafien italiane. Bosi i grupit mafioz 'Ndrangheta': Më ka telefonuar Kulla...është presidenti

    Dosja e anti-mafias italiane konfirmon Ilir Kullën si fijen që lidh Ilir Metën me mafien italiane. Bosi i grupit mafioz ‘Ndrangheta’: Më ka telefonuar Kulla…është presidenti

    Lidhjet e reja të Metës me mafien italiane, ja njeriu që priti në Presidencë. Kush është urithi i tenderave, sekseri mes mafies dhe dyshes Veliaj-Rama?

  • Politike

    ‘Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë aq keq sa sot’, Kryemadhi optimiste për 25 prillin: LSI-ja, e vetmja parti në rritje

    ‘Varfëria ka mbytur vendin’, Kryemadhi: Me këto ritme njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer

    Dakordësia brenda opozitës për taksën e sheshtë, Kryemadhi kujton: Për herë të parë e ka artikuluar LSI në 2004

    14 Shkurti, referendumi i Kosovës; Albin Kurti shpalos strategjinë për dialogun Kosovë-Serbi

  • Bota
    Itali/ Cilët janë skenarët pas dorëheqjes së Contes?

    Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

    Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

    Britania mbi 100 mijë të vdekur/ Johnson: Statistikat janë të zymta, nuk do ketë lehtësim të kufizimeve

  • Kosova

    ‘Nuk do ta mbajmë kokën ulur’, Haradinaj i drejtohet Serbisë: Do forcojmë ushtrinë dhe policinë

    LVV: Kandidimi i Kurtit dhe të tjerëve nuk mund të ndalet, sepse kështu thotë e drejta

    ‘Ankesë në Gjykatën Supreme’, Albin Kurti ka një mundësi të fundit për të marrë pjesë në zgjedhje

  • Kronike
    Publikohet fotoja, kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në Vlorë-Fier

    Aksident i rëndë në aksin rrugor Vlorë-Levan, humb jetën një person

    Me nofkën ‘Ambasadori’, shqiptari akuzohet për falsifikim të pasaportave në shtetin gjerman, ja si u zbulua

  • Lifestyle
    Si ndikon migrena në gjithë trupin?

    Si ndikon migrena në gjithë trupin?

    Nga stresi tek emocionet, bllokimi nga pandemia modifikon trurin tonë

    Mos i thoni kurrë jo! Ja cilat sëmundje shërojnë fiqtë e thatë

    Kujton se është alien, njihuni me të riun që u transformua: Tani dua të ndryshoj lëkurën me metal

  • Showbiz

    E zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë, Einxhel Shkira: S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE?

    ‘U shfaq si Edi Rama dhe vetëm gjyshja e dalloi’ i ati i Florian Binaj rrëfen fillimet e aktorit në skenë

    ‘I dua vajzat e kolme, nuk mund t’i hiqja sytë nga Kim-i’, Travis rrëfen simpatinë për kunatën para se të lidhej me Kourtney

    Pas Harvey Weinstein, Asia Argento akuzon një tjetër regjisor për ngacmime seksuale

  • Sport
    Mançester Siti “i pamëshirshëm”, ekipi i Guardiolës merr kreun me ‘5 shuplaka’, Arsenali hakmerret ndaj Sauthemptonit

    Kupa e Italisë/ Interi kualifikim “me zemër në dorë”, zikaltërit përmbysin Milanin me supergolin e Eriksen (Video)

    Përplasje titanësh mes Ibrës dhe Lukakut, sulmuesi i Interit nuk i përmban nervat nga fjalët e suedezit (Video)

    Përfundon pjesa e parë e Kupës së Italisë/ Derbi i Madoninës flet për Milanin, Ibra i jep fitoren ekipit të Piolit (Video)

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Forum

Noti i fundit në liqenin ‘Trump’

13/01/2021
neForum, Kosova
Noti i fundit në liqenin 'Trump'

Noti i fundit në liqenin 'Trump'

Diskursi kosovar, që u vetëviktimizua vitin e kaluar në garën për të mbërritur “më poshtë se poshtë”, ka nevojë për shërimin e vet. Sëmundja që përjetoi nuk u krijua në Amerikë, u krijua në këtë truall dhe mbërriti majën me ëndrrën e notit në Liqenin Trump

Shkruan Veton Surroi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

‘Nuk do ta mbajmë kokën ulur’, Haradinaj i drejtohet Serbisë: Do forcojmë ushtrinë dhe policinë

Slogani i LDK-së “Shteti.Shtet” një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane “forca e bën fuqinë”

1.

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjithkujt që nuk i shkon për shtat turmës së paragjykuesve racorë e politikë – “Kur ata godasin ulët, ne ngrihemi lart” (when they go low, we go high).

Ky mësim i rëndësishëm i dinjitetit – apo madje i taktikave të duhura politike e shumëçka tjetër – mund të mos ketë mbërritur ndër ne, në pjesë të mëdha të Evropës Qendrore, mbase as në vetë SHBA, ku gjuha e urrejtjes e katër vjetëve të kaluar arriti kulminacionin me një përpjekje për kryengritje të dhunshme, duke filluar nga marrja fizike e Kongresit Amerikan, më 6 janar të këtij viti.

Në katër vjetët e fundit SHBA-ja ka eksperimentuar me pragun e ulët të “low”: sa poshtë mund të shkojë diskursi politik, sa poshtë mund të shkojë shpërfillja ndaj së vërtetës, duke filluar nga të folurit e përditshëm të presidentit të vendit, sa poshtë mund të shkojë shembja e marrëdhënieve me kombet e shtetet e tjera përfshirë, apo në radhë të parë, kombet e shtetet të demokracive liberale? Në historinë bashkëkohore presidenciale amerikane të njëqind vjetëve të fundit, nuk mund të gjendet dikush që ka shkuar më poshtë në pragun e “low” se presidenti Trump.

Në një përçudnim të thënies së Michelle Obamas, presidenca Trump përfundoi me versionin e vet që mund të duket kështu “nëse kjo ju duket e ulët, ne dimë edhe më poshtë”.

2.

Kosova, një vend me jo shumë domethënie në nivel botëror a amerikan, hyri në këtë garë për ta gjetur pragun e ulët të së poshtmes. Gjatë vitit të kaluar, një pjesë e rëndësishme e diskursit zyrtar të vendit prodhoi një moto të re në relacionet me presidencën Trump: “Sado poshtë të shkoni, ne do të jemi edhe për një shkallë përfundi”.

Kështu ndodhi kur ish-ambasadori Grennell, i dërguari i veçantë i presidentit Trump për Kosovën (dhe njëkohësisht ambasador në Gjermani dhe shef i përkohshëm i shërbimeve të Inteligjencës) u tall në një emision radiofonik lidhur me takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, dhe tha se si u kishte propozuar kryeministrit Hoti e presidentit Vuçiq që, meqë nuk po pajtoheshin se si do të quhej liqeni të cilit njëri i thoshte Ujman e tjetri Gazivodë, të quhej liqeni Trump.

Gazetarët intervistues, së bashku me Grenellin, qeshën me këtë barsoletë, por në Kosovën zyrtare të gjysmës së dytë të vitit 2020 edhe barsoletat e personaliteteve zyrtare të Washingtonit hynin në kategorinë e verdikteve historike. Kështu, tallja e ambasadorit Grennell u shndërrua në një “tweet” ilustrativ dhe vetëlavdërues për diplomacinë trumpiane, e cila gjen zgjidhje praktike për çdo problem dhe si përgjigje ndaj këtij “tweeti” kryeministri i Kosovës, A.Hoti, shkroi:

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

Në vazhdimësinë e përçudnimit të thënies së M. Obamas: “Nuk e dini sa poshtë mund të shkojmë ne”.

3.

Narracioni i presidentit Trump, apo më mirë thënë trumpizmit, sepse tashmë është një lëvizje ideologjike-politike në Amerikë, është i mbushur me të pavërteta dhe konspiracione. Ky narracion, shkruan profesori i historisë amerikane David W.Blight, mbështetet, mes të tjerash, në këto teori udhëheqëse: “krishterimi nën presion dhe sulm; qytete të mëdha e të korruptuara përplot njerëz të zinj e ngjyrëkafe të manipuluar nga elitat liberale…, mediat liberale që synojnë vlerat familjare e konservatore”.

Në këtë listë të gjatë të narracionit të të pavërtetave do të hyjnë edhe gjërat që duket se nuk kanë lidhje mes vete, si, për shembull, ideja e presidentit Trump se ndoshta do eksperimentuar me injektimin e detergjentit pastrues të pllakave të WC-ve në vena të njerëzve si mjet për të luftuar COVID-19.

Apo se më 4 shtator ai i detyroi kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiq që ta nënshkruanin paqen dhe të përfundonin vrasjet e gjakderdhjet treqindvjeçare; akt pas të cilit Hoti dhe Vuçiq do të puthen e përqafen. Apo se në zgjedhjet e 4 nëntorit ai, pra Trumpi, ka fituar, vetëm se i janë vjedhur votat gjatë numërimit. Kështu hymë më 2021 dhe me skenat deri tani të papara të sulmit fizik ndaj Kongresit, me nxitje të drejtpërdrejtë të presidentit.

Sipas artikullit të historianit Blightm në “New York Times”, trumpizmi është duke u përgatitur për periudhën e ardhshme politike, duke ngritur një mit të humbjes. Miti do të mbështetet në të gjitha këto të pavërteta dhe konspiracione, apo siç i quante dikur ish-zëdhënësja e presidentit, Kellyane Conwey, “fakte alternative”.

Në vitet e ardhshme i tërë ky narracion i rrjeteve sociale, që përbëjnë “faktet alternative”, do të shërbejë për të mobilizuar të gjithë ata që ndihen humbës, e të këtillë ka shumë, tmerrësisht shumë kur të merret parasysh numri i votuesve të Trumpit. Dhe, në këtë narracion humbjeje, do të jetë e përfshirë edhe Kosova- ndoshta në përshkrimin se “dikur na ishte Liqeni i Presidentit Trump për nder të njeriut që ndali vrasjet qindravjeçare, por liberalët amerikanë ua ndaluan autoriteteve kosovare dhe atyre serbe që ta quajnë ashtu”.

Qindra vjet pas mitit humbës të ndërtuar nga nacionalizmi serb, Kosova do të hyjë diku si fusnotë e mitit humbës të trumpizmit.

4.

Por Trumpi nuk e solli veten në Kosovë, e gjeti këtu, mes nesh.

Gjatë një pjese të mirë të mandatit të tij, ish-presidenti i Kosovës u përpoq që ta përfshinte administratën amerikane në dy çështje themelore, njëkohësisht: ndarjen e Kosovës (me këmbim territoresh) dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Që të dyja dështuan, por pati sukses ftesa për ndërhyrje në jetën politike të vendit, në mënyrë që të rrëzohet Qeveria e zgjedhur në fillim të vitit 2020. Dhe, këtu po ashtu duhet një vlerësim i nuancuar: ndërhyrja e ambasadorit Grenell u bë vetëm pas insistimit të ish-presidentit (i cili tashmë ishte intervistuar si i dyshuar i Gjykatës Speciale dhe si i tillë kishte kërkuar prej sekretarit Pompeo zhbërjen e Gjykatës Speciale).

Dhe kjo ndërhyrje u bë vetëm pas paraqitjes së një pjese të udhëheqjes së LDK-së, përfshirë edhe kryeministrin Hoti, për të shërbyer si rrëzues qeverie dhe sajues të një qeverie që do t’i shkonte më për shtat ambasadorit Grennell. Dhe kjo ndërhyrje u bë vetëm kur një pjesë e rëndësishme e mediave u rreshtuan me narracionin e ri, të “fakteve alternative” se Amerika do një qeveri të re, në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

Mediat e “fakteve alternative” u bashkuan në diskursin që u zhvillua edhe në rrjete sociale e që pak a shumë e vlerësonte si “antiamerikan” çdo kë që kontestonte këtë narracion-njëjtë sikur shpallej nga narracioni i Trumpit antiamerikan çdo gjë që nuk i përshtatej narracionit të tij.

Atmosfera e “fakteve alternative” arriti kulmin e vet me Marrëveshjen e Washingtonit. Në transmetim të drejtpërdrejtë qytetarëve të Kosovës iu servuan të pavërteta eklatante: prej emërtimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi diçka që nuk ishte, vlerësimit “historike”, shumave marramendëse miliarda dollarësh me të cilat spekulohej. “Faktet alternative” kosovare shkonin paralel me ato serbe dhe me ato të vetë Trumpit, i cili e vlerësonte tërë këtë si një kontribut të madh për paqe në Lindjen e Afërt.

Që të gjitha këto nuk i bëri Trumpi. I bënë kosovarët -politikanë e gazetarë- që interpretonin fjalët, mendimet, ëndrrat e Trumpit madje para se ato të shqiptoheshin, mendoheshin e të ëndërroheshin.

5.

Për fat të mirë të të gjithë neve që jemi të lidhur ngushtë me shëndetin e marrëdhënieve transatlantike, më 20 janar Amerika i kthehet një narracioni të vlerave tradicionale demokratike. Nuk do të ketë nevojë për “fakte alternative”. Për më tepër, do të jetë një Amerikë e cila do të shërohet nga pasojat e “fakteve alternative”, për një kohë të gjatë madje dhe një Amerikë që do t’i dëshmojë vetes dhe të tjerëve se katër vjetët e kaluar nuk ishin pjesë të vlerave të saj tradicionale.

Diskursi kosovar, që u vetëviktimizua vitin e kaluar në garën për të mbërritur “më poshtë se poshtë”, ka nevojë për shërimin e vet. Sëmundja që përjetoi nuk u krijua në Amerikë, u krijua në këtë truall dhe mbërriti majën me ëndrrën e notit në Liqenin Trump. / KOHA

27 Jan 2021, 4:55 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

73,691 Raste
1,332 Vdekje
44,880 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

‘Nuk do ta mbajmë kokën ulur’, Haradinaj i drejtohet Serbisë: Do forcojmë ushtrinë dhe policinë

January 26, 2021
Slogani i LDK-së “Shteti.Shtet” një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane “forca e bën fuqinë”

Slogani i LDK-së “Shteti.Shtet” një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane “forca e bën fuqinë”

January 26, 2021
LVV: Kandidimi i Kurtit dhe të tjerëve nuk mund të ndalet, sepse kështu thotë e drejta

LVV: Kandidimi i Kurtit dhe të tjerëve nuk mund të ndalet, sepse kështu thotë e drejta

January 26, 2021

“Albini nuk eliminohet kollaj, institucionet e Kosovës janë të ‘bombarduara’ nga mafia politike dhe krimi i organizuar”

January 26, 2021

‘Ankesë në Gjykatën Supreme’, Albin Kurti ka një mundësi të fundit për të marrë pjesë në zgjedhje

January 26, 2021

14 Shkurti, referendumi i Kosovës; Albin Kurti shpalos strategjinë për dialogun Kosovë-Serbi

January 26, 2021
Lajmi Tjeter

Ishte e ‘shkruar’/ Njihen në adoleshencë, martohen pas 70 vitesh

Fotoja e Greta Thunberg në pullat postare suedeze

Lajmi i Dites

Ndraghet’a, “Kutia e Pandorës” dhe destabilizimi i Edi Ramës në konferencën e sotme të shtypit

Ndraghet’a, “Kutia e Pandorës” dhe destabilizimi i Edi Ramës në konferencën e sotme të shtypit

January 26, 2021

Lajmet e fundit

Mançester Siti “i pamëshirshëm”, ekipi i Guardiolës merr kreun me ‘5 shuplaka’, Arsenali hakmerret ndaj Sauthemptonit

Mançester Siti “i pamëshirshëm”, ekipi i Guardiolës merr kreun me ‘5 shuplaka’, Arsenali hakmerret ndaj Sauthemptonit

January 26, 2021

Ishte izoluar nga 5 metra dëborë, FNSH shpëton qytetarin në Qafë Thore të Shkodrës

January 26, 2021
Kupa e Italisë/ Interi kualifikim “me zemër në dorë”, zikaltërit përmbysin Milanin me supergolin e Eriksen (Video)

Kupa e Italisë/ Interi kualifikim “me zemër në dorë”, zikaltërit përmbysin Milanin me supergolin e Eriksen (Video)

January 26, 2021
Del nga shtrati lumi Gjanica në Fier, trotuaret pushtohen nga uji

Del nga shtrati lumi Gjanica në Fier, vendi pushtohet nga uji

January 26, 2021
Publikohet fotoja, kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në Vlorë-Fier

Publikohet fotoja, kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në Vlorë-Fier

January 26, 2021

‘Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë aq keq sa sot’, Kryemadhi optimiste për 25 prillin: LSI-ja, e vetmja parti në rritje

January 26, 2021
Përplasje titanësh mes Ibrës dhe Lukakut, sulmuesi i Interit nuk i përmban nervat nga fjalët e suedezit (Video)

Përplasje titanësh mes Ibrës dhe Lukakut, sulmuesi i Interit nuk i përmban nervat nga fjalët e suedezit (Video)

January 26, 2021
Itali/ Cilët janë skenarët pas dorëheqjes së Contes?

Itali/ Cilët janë skenarët pas dorëheqjes së Contes?

January 26, 2021

‘Varfëria ka mbytur vendin’, Kryemadhi: Me këto ritme njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer

January 26, 2021
Dakordësia brenda opozitës për taksën e sheshtë, Kryemadhi kujton: Për herë të parë e ka artikuluar LSI në 2004

Dakordësia brenda opozitës për taksën e sheshtë, Kryemadhi kujton: Për herë të parë e ka artikuluar LSI në 2004

January 26, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 53.3k Fans
  • 100.4k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media