Tanimë që nuk janë më figura kryesore të familjes mbretërore, Harry dhe Meghan kanë filluar të planifikojnë lëvizjet e tyre të rradhës. Edhe pse nuk do të jenë më përfaqësues zyrtarë të monarkisë britanike, kjo nuk do të thotë se ata do të heqin plotësisht dorë së qënuri figura publike.
Duket se çifti po përpiqet të ndërtojë një jetë të re, larg roleve tradicionale që kishin brenda familjes mbretërore.
Edhe pse ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me ta, është e mundshme që Meghan ti rikthehet aktrimit. Madje vetë Princ Harry, edhe para se të hiqnin formalisht dorë nga monarkia është filmuar duke “kërkuar punë” për gruan e tij. Pamjet që janë bërë virale në internet tregojnë Harry-n në një mbrëmjen gala të primierës “The Lion King” i cili i drejtohet menaxherit gjeneral të Disney-t, me fjalët “A e di që ajo (për Meghan-in) është shumë e interesuar për të punuar si “voice-over”. Dukesh i suprizuar, por po ajo është shumë e interesuar” Disney tashmë ka nënshkuar një kontratë me dukeshën, e cila do të intepretojë në një film të ardhshëm vizatimor.
Netflix gjithashtu ka pranuar se është shumë i interesuar të punojë me Meghanin, e cila para martesës kishte një karrierë të suksesshme si aktore. Ndoshta dukesha do të intrepretojë veten e saj, në serialin e famshëm për jetën e Mbretëreshës dhe familjes mbretërore “The Crown”.
Synimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex është sipas vetë fjalëve të tyre është “të ndërtojnë markën e tyre nëpër botë”. Vendimi i tyre për të qënë të pavarur financiarisht nga monarkia dhe leja që mbretëresha u ka dhënë për të lidhur “kontrata komerciale. përsa kohë ruajnë vlerat e monarkisë”u jep atyre mundësi të reja.