Showbiz18 Gusht 2019, 23:19

Nuk duron dot më, Arilena Ara del hapur me të dashurin

Shkruar nga Pamfleti

Arilena Ara dhe pse është në një moshë relativisht të re ka arritur të bëhet një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm. Këngëtarja vitet e fundit ka zotëruar skenën fuqishëm me këngë të ndryshme të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Kënga  ‘Nëntori’.është ajo që shënoi një kthesë ë madhe në karrierën e saj ku përpos famës kombëtare ajo në versionin anglisht të saj spikati në mbarë globin.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjeksit momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale  dhe së fundmi nuk është kursyer dhe në atë personale.

Në daljet publike të ndryshme këngëtarja nuk është prononcuar për të pranuar hapur se është në një lidhje mirpo postimet e ndryshme në rrjetet sociale vërtetojnë të kundërtën. Prej vitesh kanë qarkulluar zëra se këngëtarja është në një lidhje me menaxherin e saj Popi Kola.

Kohët e fundit këngëtarja duket se ka vendosur të dalë hapur duke prezantuar për të gjithë të dashurin e saj, që është njëkohësisht dhe menaxheri Popi Kola. Arilena publikon herë pas here foto me të si dhe i dedikon fjalë të ëmbla.

Screenshot_14.png


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Arilena Ara del hapur me të dashurin Nuk duron dot më