Sport12 Shtator 2019, 17:12

Nuk e do Juventusi, Reali hap dyert për “Messin e ri”

Shkruar nga Pamfleti
Nuk e do Juventusi, Reali hap dyert për “Messin e ri”

Paulo Dybala është në kërkim të një skuadre të re, teksa për të flitet se ka oferta nga Anglia dhe mund të largohet që në janar, një lajm të bujshëm ka zbuluar media spanjolle “Diario Gol”, që shkruan se sulmuesi argjentinas do të përfundojë tek Real Madridi.

Klubi madrilen synon firmën me Pogba dhe Mbappe, por vetë presidenti Perez e pranoi se nuk mund të marrin lojtarë, që klubet e tyre nuk i shesin.

Për këtë, Dybala do të rikthehet edhe një herë si opsion, duke qenë se Juventus e ka nxjerrë në shitje. PSG pritej ta merrte, pas largimit të Neymar, por kjo nuk ndodhi dhe tani vetë sulmuesi argjentinas kërkon kalimin në Madrid.

Reali e shikon si opsion për të zënë vendin e Bale, që pavarësisht formës së mirë, sërish shikohet si jashtë grupit dhe duan ta largojnë.

Sport