“Nuk e kam pasur kurrë mbështetjen e tyre”, këngëtarja shqiptare e thotë publikisht: Jam unë ajo që mban familjen

Ka shumë kohë që është shkëputur nga televizioni, por 2 vite më pare ishte një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për Jeta Faqollin, e cila ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emsionin e Rudina Magjistarit ku dhe ka rrëfyer për hapat e para të karrierës së saj si dhe për jetën private. Ajo ka treguar se asnjëherë nuk e ka patur mbështetjen e prindërve të saj për të bërë muzikë edhe pse është ajo që mban familjen. “Që e vogël kam bërë mësime për instrumentin e mandolinës. Kam bërë dhe disa aktivitete, por shumë pak sepse prindërit e mi ishin shumë fanatikë dhe nuk më lejonin. Pas shkollës 8-vjeçare edhe ditëlindjet i kam patur të ndaluara, kam qenë shumë e mbyllur. Kam patur shumë ëndrra dhe i kam nisur me shumë vonesë kur kam ardhur në Tiranë dhe di unë ç’kam hequr derisa mora në dorë timonin e jetës time. Edhe prindërit më vonë e panë që nuk kishte asgjë të keqe të merreshe me muzikë. Kanë qenë vite të vështira për vajzat në atë kohë sepse kishte shumë rrëmbime, ndërkohë prindërit e mi kishin vetëm 4 vajza dhe nuk dinin si t’na mbronin. Vite më vonë unë i kam kritikuar, megjithatë ky ka qenë fati im. Më kanë ngelur shumë gjëra të parealizuara, tani është shumë vonë, por të paktën kam arritur diçka tjetër. Prindërit e mi janë indiferentë për muzikën time, nuk janë bashkëpunues. Çelësi i suksesit është mbështetja familjare, gjë që unë nuk e kam patur. Pavarësisht se nuk e shprehin, prindërit tani besoj janë shumë të kënaqur sepse unë jam ajo që mbaj familjen. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ndërtuar karrierën time me forcat e mia. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë jam shumë e qetë,”- tha Faqolli.

Ka shumë kohë që është shkëputur nga televizioni, por 2 vite më pare ishte një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për Jeta Faqollin, e cila ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emsionin e Rudina Magjistarit ku dhe ka rrëfyer për hapat e para të karrierës së saj si dhe për jetën private. Ajo ka treguar se asnjëherë nuk e ka patur mbështetjen e prindërve të saj për të bërë muzikë edhe pse është ajo që mban familjen.

“Që e vogël kam bërë mësime për instrumentin e mandolinës. Kam bërë dhe disa aktivitete, por shumë pak sepse prindërit e mi ishin shumë fanatikë dhe nuk më lejonin. Pas shkollës 8-vjeçare edhe ditëlindjet i kam patur të ndaluara, kam qenë shumë e mbyllur.

Kam patur shumë ëndrra dhe i kam nisur me shumë vonesë kur kam ardhur në Tiranë dhe di unë ç’kam hequr derisa mora në dorë timonin e jetës time. Edhe prindërit më vonë e panë që nuk kishte asgjë të keqe të merreshe me muzikë. Kanë qenë vite të vështira për vajzat në atë kohë sepse kishte shumë rrëmbime, ndërkohë prindërit e mi kishin vetëm 4 vajza dhe nuk dinin si t’na mbronin.

Vite më vonë unë i kam kritikuar, megjithatë ky ka qenë fati im. Më kanë ngelur shumë gjëra të parealizuara, tani është shumë vonë, por të paktën kam arritur diçka tjetër. Prindërit e mi janë indiferentë për muzikën time, nuk janë bashkëpunues.

Çelësi i suksesit është mbështetja familjare, gjë që unë nuk e kam patur. Pavarësisht se nuk e shprehin, prindërit tani besoj janë shumë të kënaqur sepse unë jam ajo që mbaj familjen. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ndërtuar karrierën time me forcat e mia. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë jam shumë e qetë,”- tha Faqolli.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti