Nuk e keni dëgjuar kurrë më parë, trendi më i ri, mënyra më e çuditshme për të humbur peshë

Nuk e keni dëgjuar kurrë më parë, trendi më i ri, mënyra më e çuditshme për të humbur peshë

Aktiviteti fizik nuk është e vetmja mënyrë për të djegur kaloritë, sipas shkencës ka edhe mënyra të tjera për të djegur kalori.

Të shohësh filma horror.

Kush do ta kishte menduar se mund të digjnim kalori ulur në divan përballë televizorit. Sekreti sipas kërkuesve anglezë është të shohësh filma horror.
Në studim kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët janë vënë të shohin filma horror mes të cilëve edhe Paranormal Activity, gjatë kohës që ata shihnin filma ishin të lidhur me aparatura të cilat monitoronin shenjat e tyre jetësore.

Gjatë shikimit të filmave horror u vu re një lëvizje e cila tregonte rrahje më të forta të zemrës që shkaktohej nga rritja e nivelit të adrenalinës. Adrenalina prodhohet në këtë rast nga ndjesia e frikës.

Të përtypësh çimçakiz.

Në një studim të vitit 2016, ku kanë marrë pjese 12 burra mbipeshë ka konfirmuar se mund të digjen më shumë kalori nëse pas vakteve përtypim çimçakiz. Në një studim më të hershëm të 2014, është provuar se trupi do më pak ushqim nëse përtypim çimçakiz para vakteve.

Të nevrikosesh pak

Nëse jeni me nerva dhe filloni të lëvizni trupin në mënyrë të pakontrolluar do të digjni më shumë kalori se sa kur rrini pa lëvizur. Në një studim të vitit 2014 është provuar se gjatë

Të qeshësh

Një e qeshur e shëndetshme është ilaçi më i mirë. E qeshura sjell të mira në shëndetin fizik e mendor. Sipas studimeve e qeshura edhe djeg kalori veç të mirave të tjera që sjell. Duke qenë se kur qeshim vihen në punë shumë muskuj të cilët kontraktohen dhe lëshohen.

Bëni seks

Në 2013 një grup shkencëtarësh nga disa universitete kanadeze kanë bërë një studim në lidhje me kaloritë të cilat digjen gjatë marrdhënieve seksuale. Në studim kanë marrë pjesë 21 çifte të cilat kishin të vendosur një orë fitnesi ndërkohë që bënin seks.

Si përfundim në fund të studimit u vu re se ata digjnin përkatësisht 100 kalori për meshkujt dhe 69 kalori për femrat. Gati aq kalori sa mund të djegësh në pistën e vrapimit nëse vrapon për 30 minuta.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti