Showbiz16 Nëntor 2018, 18:13

Nuk e pashë njollën në fustan, mendova se ishte salca e spinaqit, por e kisha në fustan që kur dola nga banja ku bëra se*k

Shkruar nga Pamfleti

Monica Lewinsky ka dhënë shumë intervista në të shkuarën, por në dy dekada rrallë ka folur për aferën e saj me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Këtë herë gjithçka do të ndryshojë pasi ajo do flasë hapur në një dokumentar të titulluar “The Clinton Affair”.

Madje në dokumentarin, që është parë paraprakisht nga NY Post, ajo flet edhe për njollën e famshme në fustanin blu. Lewinsky thotë se nuk e dinte se kishte njollë në fustan, madje në një pikë kishte menduar se mos ishte salcë spinaqi.

Ajo pranoi se njollën në fustan e mori pasi performoi aktin seksual me presidentin në banjon e Zyrës Ovale, pak pasi ai i kishte dhuruar një karficë dhe një libër.

Lewinsky zbuloi se u fut në Zyrën Ovale me presidentin dhe sekretarin e tij, por ky i fundit u zhduk menjëherë. Sekretari hyri vetëm që të dy të mos shiheshin vetëm sepse kishte dy vite që përflitej historia.

“Pastaj u futëm në banjë dhe ishim më intimë. Më kushtoi vëmendje dhe më pas u ktheva, deri në atë pikë sa ai gjithmonë ndalonte përpara se të përfundonte pjesën. Pak a shumë u ngrita dhe e lashë të kalonte fazën dhe ai më në fund tha OK. Më pas e përqafova, edhe ai më përqafoi. Dhe u largova”.

Me të njëjtin fustan, ajo doli për darkë.

“Dolëm për darkë atë natë. Askush nuk më tha: Hej, shko në banjo pasi ke atë gjënë në fustan”.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lifestyle