“Nuk ishte e virgjër”/ Si ia thyen zemrën Princit, i cili pastaj zuri 20 dashnore. Zbulohet historia e rrallë

“Nuk ishte e virgjër”/ Si ia thyen zemrën Princit, i cili pastaj zuri 20 dashnore. Zbulohet historia e rrallë

Historia e dashurisë mes Princit Carlo dhe Camilla Parker Bowles ka qenë e trazuar dhe sot, falë dokumentarit The Royal House of Windsor, realizuar nga Netflix, zbulohen detaje të reja të lidhjes së tyre. Fëmija i parë i Mbretëreshës Elisabetta, gjithnjë, e ka dashur Camilla-n e tij, edhe pse e dinte se nuk do të martohej asnjëherë me të: Dukesha e Cornovaglia-s kishte patur marrëdhënie në të kaluarën dhe, siç u tha në dokumentar, ajo ishte e papërshtatshme për të qëndruar me Carlo-n, sepse ajo konsiderohej jo më e virgjër.

Kur përfundoi historia e tyre, Carlo “ishte absolutisht zemërthyer” dhe në përpjekje për të harruar Camilla-n u bë “jashtëzakonisht rastësor me gratë”, thuhet në dokumentar.

Princi i Uellsit, i etur për të gjetur një grua, frekuentoi 20 gra në 10 vite. Pastaj u martua me Diana Spencer (Princesh Diana), por martesa përfundoi në vitin 1996. Në vitin 1995, Camilla u divorcua gjithashtu. Vetëm pas vdekj*s tragjike të Dianës në vitin 1997, Camilla dhe Carlo u bashkuan zyrtarisht, dhe pastaj u martuan me ceremoni civile në vitin 2005.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti