Aktualitet 9 Nëntor 2018, 09:00

“Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë”, tensionohet situata në zonën e “Astirit” në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë”, tensionohet

"Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë", tensionohet situata në zonën e “Astirit” në Tiranë

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën. Ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë prishjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit.

Me pankarta në duar banorët kanë zënë të dyja anët e Unazës së Re, e për këtë arsye është bllokuar totalisht qarkullimi. Në vend kanë shkuar forcat e policisë. Protestës së banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës. Deputetja demokrate Oriola Pampuri u shpreh se do të jenë në krah të qytetarëve për të drejtat e tyre.

“Këta qytetarë janë me të gjitha të drejtat banorë të atyre banesave. Mbështetja jonë do të jetë mbështetje morale, do te jemi në krah të qytetarëve.  Nuk mund t’i heqim të drejtën  e strehimit që është baza. I kemi hequr të drejtën e punësimit por nuk mund t’i heqim edhe këtë të strehimit”, u shpreh Pampuri.

Një nga protestuesit mbante në dorë një pankartë me mbishkrimin “Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë’. 

Prej disa ditësh banorët po protestojnë për të kundërshtuar prishjen e banesave duke kërkuar dhe bisedime me qeverinë. Ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.

 

Aktualitet Astir Tiranë