Një tjetër lëkundje është ndjerë në vendin tonë ku prap epiqendrën e kishte në Durrës. Kjo lëkundje ishte me magnitutë 3.2. Tërmeti ka krijuar panik tek qytetarët ku ato kanë vendosur të qëndrojnë jashtë shtëpive.
Çfarë ka ndodhur deri tani?
Shqipëria është prekur nga 9 lëkundje tërmeti. I pari dhe më i forti ka qenë në orën 16:04 minuta, me magnitudë 5.8. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.
Pas 30 minutash, në orën 16:45 dhe 16:48 janë regjistruar lëkundja e 3-të dhe e 4-të me magnitudë 3 dhe 3.2 me epiqendër sërish në detin Adriatik. Në 17:54 është regjistruar lëkundja më e gjashtë me epiqendër pranë Gërdecit dhe Marqinetës me magnitudë 3.4.
Tërmeti i shtatë është ndjerë në orën 19:58 të mbrëmjes së sotme, në një thellësi prej 5 kilometrash dhe me epiqendër në të njëjtën zonë si 6 tërmetet e mëparshme.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se është rënduar bilanci i personave të lënduar nga tërmeti dhe numri ka shkuar në 105 persona në gjithë vendin, por fatmirësisht pa viktima.