Duke folur për negociatat me Greqinë për të përcaktuar kufirin detar, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka marrëveshje, ndërsa akuzoi paraardhësin e tij, Sali Berisha, se në 2008 shfuqizoi ligjin që përcaktonte vijën e drejtë bazë, para marrëveshjes së detit me Greqinë, duke i dhuruar shtetit fqinj 1200 kilometra katrorë det.
Nuk pranoj të komentoj nëse bëra negociatorin apo jo. Nuk dua të flas për këtë çështje, sepse nuk është etike. Un nuk jam negociator. Kam një fjalën time në këtë hapësirë. Mund të pyesni Bildin. Unë me ata kam edhe konflikt interesi. Në fund “Bild” thotë se ndërton ura. Unë ndërtoj, por nuk jam negociator. Ishte një privilegj që mes dy miqve të them fjalën time në një diskutim të gjatë mes tyre. Me këtë rast dua t’ju them se pas 5 vjetësh, që prej 2016-ës, kur ishin ndërprerë, bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë do të rinin në 25 janar në Stamboll. Grekët do të shkojnë në Stamboll që të rinisin dialogun aty ku e kishin lënë. Por unë dua t’ju tregoj një hartë se çfarë ka ndodhur me detin tonë, sepse më akuzojnë mua se kam shitur detin. Në vitin 2008 me një marrëveshje të Sali Berishës dhe toger, kapiten, President Bujar Nishanit, në bazë të ligjit 9861, ka humbur 1200 km katrorë territor. Kjo sepse Berisha ndryshoi vijën për ujërat e brendshme. Kjo është një fatkeqësi që këta na shiten si patriotë. Unë kam ardhur këtu të demaskoj këta që kanë ngritur një tymnajë të madhe. Është turp që për të luftuar Edi Ramën fyeni duke quajtur tradhtar, Esat, dreq, shejtan. Marrëveshjen s’e kam rrëzuar unë, por Gjykata Kushtetuese. Rezultat 9 me 0″, tha Rama në Open.
TURQIA
Kur isha në Turqi mësova se ajo pritje ishte shkalla më e lartë e pritjes zyrtare që bëhet në Turqi. Politika jonë e jashtme ka marrë reputacion. Në nivelet më të larta. Nuk ka pas më parë të tilla. Po ju them që Erdogan dhe Turqia është në vazhdën e një politike në traditë. Te ndërtimi brenda tre muajsh ka një komponent se si funksionon atje. Ndërtuesit turq janë të dytët në botë për shpejtësinë dhe cilësinë e ndërtimit. Janë një numër i jashtëzakonshëm dhe ai ka kërkuar gjithmonë të bëhen shpejt. Është një spital i premtuar edhe nga unë, por dilte shumë i shtrenjtë për mundësitë tona. Më tregoi spitalin e Stambollit e ndërtuar me dy muaj. Aty unë bëra pjesën time për shpejtësinë dhe më tha se do ta bëjmë për tre muaj. Se nuk do jetë me parafabrikat dhe do të ketë shërbimet të gjitha që duhen. Ndërsa ai i Stambollit është spital Covid. Kemi nënshkruan një marrëveshje parimesh dhe ka brenda një mekanizëm në funksion të kësaj marrëdhënie. Këshilli i lartë konsultimi, si një grup dy palësh, për të ndjekur ecurinë e të gjitha marrëveshjes të tjera. Janë bërë në fushën e infrastrukturës. Turqia është angazhuar të marrë pjesë në gara për infrastrukturës. Kemi problematikë si p.sh., gara e aeroportit të Vlorës. kemi bërë marrëveshje në fushën e shëndetësisë. Spitali në Fier është vetëm një nga disa projekte që kemi diskutuar. Projekti i ngritjes në një nivel qeveritar mes ministrave i problematikës së çuarjes së progresit në sistemin tonë shëndetësor. Asistenca e Turqisë transferimi i dijes dhe teknologjisë në rast nevoje. Kemi bërë një marrëveshje dhe është shumë lajm i mirë, do të sjellim Universitetin Teknologjik të Stambollit. Është i kuotuar botërisht nuk do të jetë binjakëzim, por degë më vete këtu. Duke pasur eksperiencë me nxënësit tanë atje. Çdo vit kanë dalë më të mirët. Do t’u japim mundësi shumë më tepër nxënësve. Siç shkojnë atje të vijnë në Tiranë. Kemi marrëveshje për të shtuar resurse në restaurimin e Gjirokastrës dhe të Beratit. Këto do të vendosen në tryezë. Marrëveshje tjetër është ajo e strehimit. Duam binjakëzim për furnizuesit në spitale direkt me ta. Marrëveshje me sigurinë për Policinë e Shtetit.