Aktualitet25 Prill 2018, 16:39

Nuk ka ngelur njeri pa e marrë vesh! Njoftimi: Mos i çoni fëmijët në mbrëmjen e maturës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka ngelur njeri pa e marrë vesh! Njoftimi: Mos i çoni fëmijët në mbrëmjen e maturës

Një porosi kontraverse drejtuar nxënësve shqiptarë është përhapur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, e cila u kërkon nënave që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në mbrëmjen e maturës.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Koha në Maqedoni, e cila në numrin e sotëm e ka trajtuar gjërësisht këtë çështje.

Në kopertinën e kësaj gazete, lidhur me lajmin, shkruhet:

Në letër shkruhet se prindi e dërgon vajzën/djalin e tij në duart e shejtanit dhe punëtorëve të tij, pasi matura qenka nata ku bëhet imoraliteti.

Porosia u dërgohet nënave shqiptare, pasi këto afishe gjenden vetëm në gjuhën shqipe dhe vetëm në vendbanimet shqiptare të kryeqytetit.

31206198_10156614698156015_2449534155168415744_o


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet