Kronike18 Gusht 2019, 17:04

Nuk kanë të sosur aksidentet rrugore, dy automjete përplasen fuqishëm në Valbonë, 5 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Nuk kanë të sosur aksidentet rrugore, dy automjete përplasen

Nuk kanë të sosur aksidentet rrugore, dy automjete përplasen fuqishëm në Valbonë, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në afërsi të parkut kombëtar të Valbonës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë të shpejtë.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurvë, por burime nga vendngjarja theksojnë se aksidenti ka qenë tepër i fuqishëm.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, faktor i cili ndikon shpesh në aksidentet rrugore.

Kronike 5 te plagosur aksident Valbonë