Showbiz17 Korrik 2018, 21:10

Nuk keni përjetuar vuajtje nëse nuk keni kaluar një nga situatat e mëposhtme

Shkruar nga Pamfleti
Nuk keni përjetuar vuajtje nëse nuk keni kaluar një nga situatat

Historitë e mëposhtme tregojnë se si vajzat janë ndarë nga partnerët e tyre në mënyrat më të çuditshme.

1-Dërgoi një shoqen e saj të më thonte që lidhja jonë “kishtë mbaruar” gjatë një ndeshje futbolli. Reagimi i shokëve ishe “ jooo, e mirë mos u mërzit, na iku ndeshja”

2-Bëra dy orë rrugë me tren dhe metro për ta takuar dhe më la pa vënë këmbë në shtëpinë e saj. Sapo arrita ktheu takat dhe iku. Të paktën të më kishte kursyer rrugën.

3-Nuk mërzitem se më la, por që më vodhi macen. Ajo kishte çelësat e shtëpisë sime një ditë teksa isha në punë hyri dhe e mori. Si përfundim u martua me një nga miqtë e mi. Macen e ka ende.
Iku jashtë vendit papritur dhe la të gjitha rrobat në shtëpi.

4-U ndamë duke lexuar një libër ku duhet të gjenim një fund për çdo kapitull. Asaj nuk i pëlqenin zgjedhjet e mia. Me librin në dorë u zumë, pastaj u ndamë.

5-Isha ende në gjimnaz, kur më thanë se e dashura ime po bëntë seks me dikë tjetër në makinë. Mora në telefon policinë, pashë teksa dilnin nga makina, pastaj ika. Nuk folëm më kurrë.

6-Më dërgoi mesazh me tekstin, nuk më pëlqen më si më parë. Kishim vetëm 5 muaj bashkë, por gjithsesi u ndjeva keq.

7-Kur zbuloi që e tradhëtoja më goditi me grusht në fytyrë. Nuk po them që nuk e meritoja, por një grusht fytyrës nuk është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një lidhje.

8-Ajo donte të më linte që më herët, por isha i ri dhe kështu që kur ma tha fillova të qaj. Dukshëm i erdhi keq për mua, të nesërmen më la gjithsesi.

9-Më la në festën e 50-vjetorit të babait tim . Më pyeti nëse mund të largoheshim me dy makina të ndryshme, mu duk e çuditshme. Pas darke, më morri veç më tha se mes nesh nuk funksiononin më gjërat dhe iku me makinën e saj.

Lifestyle