Olta Gixhari është një ndër aktoret e ditëve të sotme më të përfolura. Bukuroshe nga natyra, por edhe me shumë mund për t’u dukur perfekte në aspektin fizik, Olta duket se gjatë karantinimit në Spanjë, pranë të dashurit të saj, ka nisur ta marrë malli për profesionin ose ditët ‘normale’ të saj.
Kështu, ajo ka guxuar me një foto me këmbët lart, foto e realizuar kohë më parë, për ta postuar në profilin e saj në rrjetet sociale.
Veshur në të zeza dhe taka të kuqe, ajo shihet me këmbët e ngritura lart.
Këmbët duken perfekte edhe pse duhet pranuar që jo gjithnjë kanë qenë kështu. Megjithatë, me shumë punë, durim dhe stërvitje, Olta ka arritur të ketë një pamje të bukur. /Pamfleti