Sport11 Korrik 2019, 19:32

Nuk mjafton zemra, Laçi e pëson në fund ndaj gjigantëve izraelitë

Shkruar nga Pamfleti
Nuk mjafton zemra, Laçi e pëson në fund ndaj gjigantëve

Ka përfunduar në barazim 1 – 1 takimi i raundit të parë eliminator midis Laçit dhe Hapoel Ber Shevës. Skuadra kurbinase ishte shumë pranë marrjes së një rezultati pozitiv, por izraelitët ia dolën të barazonin shifrat në pjesën e dytë. Javën e ardhshme Laçi udhëton në Izrael, ku u duhet të shënojë medoemos gol.

Kurbinasit e fillojnë takimin në mënyrë perfekte. Një harkim nga e majta gjen Nuabuezen, i cili godet saktë me kokë dhe çon shifrat në 1 – 0. Më pas izraelitët marrin kontrollin e lojës duke rrezikuar disa herë portën e Laçit. Xhixha i afrohet golit të dytë me një goditje nga mesi i fushës, por traversa i mohon një gol fantastik.

Në të dytën Hapoel Ber Sheva fillon e bëhet akoma më kërkuese. Tentativat e vazhdueshme të skuadrës mike konkretizohen në gol në minutën në minutën e 78-të, kur një goditje e Levit përfundon në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Selmani.

 

Sport