Aktualitet15 Korrik 2019, 12:37

‘Nuk mund të lahesh me dosjen tonë, je shumë i pistë’, plas sherri në gjyqin e Shullazit

Shkruar nga Pamfleti
‘Nuk mund të lahesh me dosjen tonë, je shumë i

'Nuk mund të lahesh me dosjen tonë, je shumë i pistë', plas sherri në gjyqin e Shullazit

Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij është shtyrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Shkak për shtyrjen për të disatën herë të gjyqit u bë mungesa e avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Eltela Tema, Arben Vrioni dhe Albana Boksi caktuan datën 26 korrik, si datë për mbajtjen e seancës së radhës.

Gilmando Dani, i pandehuri si pjesë e grupi “Shullazi” me në krye Emijano Shullazin është përplasur me gjyqtarin Arben Vrioni. Mësohet se Dani është shprehur edhe më parë se ka konflikt interesi me gjyqtarin Vrioni pasi ai ka gjykuar çështjen “Vollga”.

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë,”- mësohet të ketë thënë i pandehuri gjatë seancës gjyqësore e cila u shty sërish.

Aktualitet