Showbiz12 Shtator 2019, 11:35

Nuk ndalen Pet Shop Boys, del albumi i ri

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalen Pet Shop Boys, del albumi i ri

Nuk ka ende një emër, por albumi i 14-të është në studion e  “Pet Shop Boys” dhe pritet të vijë  në janar të 2020s.

Konfirmimi vjen nga dyshja britanike, formuar nga Neil Tennant dhe Chris Lowe. U prezantua si kapitulli i fundit i trilogjisë, nisur me  “Electric” (2013) dhe pasuar nga  “Super” (2016).

Ndërkohë grupi ka publikuar këngën e parë të albumit, me titull “Dreamland” (vendi i ëndrrave), inçizuar me londinezët “Years & Years”.

Tennant e Lowe kanë përfunduar turneun në Azi dhe janë gati për t’u rinisur : “Mezi presim të përcjellim hitet tona të reja ‘live’ vitin që vjen”.

Përveç punës për albumin me producentin  Stuart Price, ‘Pet Shop Boys’ kanë realizuar disa këngë për shfaqjen muzikore me titull “My beautiful laundrette” dhe “Musik”.

Në shtator pritet të jenë në pararojë të festivalit të  BBC Radio 2 Live a Hyde Park në  Londër, ndërkohë që  “Dreamworld tour”   do të nisë në fund të majit të vitit që vjen, edhe pse tani për tani, parashikohen vetëm data në Angli.

Showbiz Album pet shop boys