Aktualitet12 Qershor 2019, 13:01

Nuk po bini në peshë pavarësisht se nuk hani, ndjeni lodhje, marramendje, probleme hormonale? Zbuloni çfarë tregojnë këto

Shkruar nga Pamfleti
Nuk po bini në peshë pavarësisht se nuk hani, ndjeni lodhje,

Nuk po bini në peshë pavarësisht se nuk hani, ndjeni lodhje, marramendje, probleme hormonale? Zbuloni çfarë tregojnë këto shenja

Shpesh herë nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten edhe si pasojë e konsumimit të karbohidrateve, miellit të bardhë, sheqerit të rafinuar etj. Edhe pse gjegjësisht është njohur se “drithërat e shëndetshme” si tërshëra, orizi integral, frutat e larta glicemike si mango, shalqini apo ananasi, ushqimet me niseshte si fasulja apo patatja janë të shëndetshme, në fakt për një kategori të caktuar njerëzish nuk është kështu.

 Trupi i çdo njeriu reagon ndryshe në sajë të konsumimit të ushqimeve të caktuara. Kështu nëse për disa “drithërat e shëndetshme” apo ushqimet e tjera që përmendëm më sipër mund të rezultojnë të mira për shëndetin, për disa të tjerë jo! Kjo për arsyen se kjo kategori njerëzish quhen si intolerantë ndaj karbohidrateve. Nëse ju vëreni disa nga simptomat e mëposhtme pasi keni konsumuar këto ushqime, atëherë tregon se jeni edhe ju intolerant ndaj karbohidrateve:

-Shenja të intolerancës ndaj karbohidrateve.

-Nuk bini në peshë edhe pas këtyre ushqimeve “të shëndetshme”

-Ankth dhe depresion i vazhdueshëm

-Lodhje e vazhdueshme sidomos pas konsumimit të një vakti të pasur me karbohidrate

-Mjergullim i trurit

-Oreks i pakontrolluar

-Dhimbje muskujsh

-Dëshirë e pakontrolluar për ushqime të ëmbla apo për niseshte si makarona, bukë, fasule, patate etj.

-Probleme me lëkurën

-Rritja e nivelit të sheqerit në gjak

-Probleme hormonale

-Probleme me gjumin etj.

Në këto raste ju duhet të shmangni bishtajoret, drithërat, frutat dhe perimet e pasura me niseshte të paktën për 2 javë dhe nëse pas këtyre javëve shikoni përmirësime në trup dhe organizëm do të thotë se jeni me të vërtetë intolerant ndaj karbohidrateve.

Shendeti