Kosova 6 Dhjetor 2022, 21:46

“Nuk shpërtheva”, Vjosa Osmani flet për herë të parë për kritikat ndaj Borrell

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk shpërtheva”, Vjosa Osmani flet për herë të

“Nuk shpërtheva”, Vjosa Osmani flet për herë të parë për kritikat ndaj Borrell

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar reagimin ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, të cilin e akuzoi si të njëanshëm, duke theksuar se nuk ka menaxhuar si duhet dialogun.

Përmes një interviste për “Balkan Talks”, Osmani tha se deklarata e saj “ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu, ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm.”

“Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova” – u shpreh Osmani në Euronews Albania.

Presidentja e Kosovës shtoi se propozimi për targat i vënë në tavolinë nga ana e BE-së fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. Më pas në tekst, siç tha Osmani, ishin larguar pjesët më esenciale të tij.

“Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” – u shpreh Osmani.

Prishtine Josep Borrell Vjosa Osmani

Kosova