Aktualitet24 Maj 2019, 19:24

Nuk shtyhet data për progres-raportin për Shqipërinë. Vendimi për negociatat nuk është shtyrë zyrtarisht për në shtato

Shkruar nga Pamfleti
Nuk shtyhet data për progres-raportin për Shqipërinë.

Progres-Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin BE do të publikohet ashtu siç ishte planifikuar, më 29 maj.

Kriza politike në vend dhe sinjalet jo pozitive nga Samiti i Berlinit e bëjnë situatën të duket jo optimiste për Shqipërinë. Si rrallë herë, ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë për t’u bërë faktorë në zgjidhjen e krizës, duke ua lënëkëtë gjë plotësisht aktroëve politikë në vend. Stabiliteti politik është test më tepër për besueshmërinë e Shqipërisë si vend anëtar i BE.

Raporti për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të prezantohet nga Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn. Në këtë datë do të jepen vlerësimet e Komisionit Europian (KE) për punën që Shqipëria ka bërë në realizimin e 5 prioriteteve kyçe.

Ndërkohë vetëm pak ditë më vonë, më 18 qershor Këshilli i Europës (KiE) do të vendosë nëse do të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Është përfolur se vendimi për Shqipërinë do të shtyhet, për shkak të krizës politike, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Aktualitet