Showbiz17 Korrik 2018, 16:45

Nuk u martove me të sepse ishte perfekt, u martove me të sepse pe më të mirën e tij! Këto gjëra burri juaj i urren kur i

Shkruar nga Pamfleti
Nuk u martove me të sepse ishte perfekt, u martove me të sepse pe

Ata urrejnë kur ju keni dhimbje

Nuk ka asgjë më shkatërruese për një burrë se sa të shohë gruan apo partneren e tij të vuajë nga dhimbjet, veçanarisht kur nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndihmuar. Mos e largoni partnerin kur keni dhimbje, flisni me të. Ai do të bëjë çdo gjë që t’ju ndihmojë.

Ata urrejnë kur e fshihni dhimbjen

Më keq se sa t’ju shohin të vuani nga dhimbjet është ti fshihni ato. Të flasësh me zë të ulët ose të evitosh kontaktin sy më sy mund ta dëmtojë shumë marrdhënien tuaj. Nëse je duke qarë natën në tualet dhe mendon se ai nuk do ta verë re, e ke gabim. Ai mund të jetë në shtrat i pashpresë, sepse nuk mund të të ndihmojë të ndjehesh më mirë.

Ai e urren kur nuk je pranë

Kur dy njerëz kalojnë jetën bashkë, mësohen me njëri-tjetrin dhe kur një nga partnerët largohet tjetri ndjehet sikur ka humbur një gjymtyrë.

Ai e urren kur ti dyshon tek aftësitë e tua

Nuk u martove me të sepse ishte perfekt, u martove me të sepse pe më të mirën e tij. Ai veproi njëlloj, kështu që kur pasiguritë të dalin në sipërfaqe, thjesht fol me të. Ai e urren kur ti dyshon tek vetja dhe mund të të japë një dozë vetbesimi të vlefshme.

Ai e urren kur të tjerët nuk të respektojnë.

Ata do ta urrejnë kur të tjerët ju trajtojnë keq. Bëhen protektivë, kështu që mos i kritikoni kur debatojnë me njerëzit e pasjellshëm.

Ai e urren kur të duhet të “kamuflosh” identitetin për të

Burri juaj nuk u martua me modelin e gruas perfekte, ai u martua me ty edhe për të metat e tua. Mos ndrysho, për tu bërë dikush tjetër.

Ai e urren kur të sheh të dorëzuar

Dështimi është normal për të gjithë, por mos u trego shumë e ashpër me veten. Ai e urren kur të sheh të dorëzuar, keshtu që mblidh veten dhe lejo që të të qendrojë pranë.

Ai e urren kur ti ul veten

Edhe pse ai do të mbështesë teksa ti punon për të pasur një trup më të bukur, nuk u martua me ty për pamjen. Mos e krahaso veten me gratë e tjera, ai të do ashtu si je.

Ai e urren kur ti mërzitesh për faj të tij

Nuk ka rëndësi sa shumë përpiqemi ta shmangim, ne gjithmonë i lëndojmë ata që duam. Nuk ka një përgjigje pse të lëndoi, mund të ketë thënë diçka në nerva e sipër. Gjithsesi duhet ta dish se të do dhe i vjen keq që u soll ashtu.

Ai e urren kur nuk të sheh të lumtur

Gjysma jote më e mirë, e urren kur të sheh të trishtuar, kështu që kur je e trishtuar mos j’u zbraz
atij. Ai do të të shohë të lumtur, kështu që fol qetësisht me të kur nuk ndjehesh e tillë.

Lifestyle