Kosova 3 Nëntor 2022, 14:30

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e Drejtorit Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori Rajonal i Policisë në veri, Nenad Gjuriç, dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”, bën të ditur IPK-ja.

Krahas hetimit penal, inspektorati ka thënë se do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

“Duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Nenad Gjuriç, drejtor i policisë për rajonin e veriut, ka thënë të mërkurën se policia në atë pjesë të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese lidhur me targat.

Sipas tij, ky vendim është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

Prishtine Policia e Kosovës Targat ilegale veriu i Kosovës

Kosova

·

3 Nëntor 2022, 13:3613:36Kosova