Anti-Mafia12 Mars 2019, 12:16

Nuk zihen për popullin, por për pasuri/ Rama i jep 1.9 miliardë lekë, firmës “Vëllëzerit Hysa” të çiftit presidenci

Shkruar nga Pamfleti

Nuk zihen për popullin, por për pasuri/ Rama i jep 1.9 miliardë lekë, firmës “Vëllëzerit Hysa” të çiftit presidencial

Këtë “qokë” e ka bërë drejtori i ri i FSHZH, Dritan Agolli, sekser i kryeministrit dhe kryemenaxher i “Gener 2”, ndërsa firma “Vëllezërit Hysa”, me 40% aksione të familjes Metaj-Kryemadhi, është përdorur nga Bashkim Ulaj në tenderin e Unazës së Re, duke u paraqitur fiktivisht me ofertë “Zero lekë”, sa për numër ligjor konkurrentësh, ndërkohë që shteti vazhdon i jep tendera, megjithëse ligji e ndalon, mbasi dy bashkëpronarët e saj, vëllëzërit Agron e Kujtim Hysa, janë arrestuar bashkë me Dashamir Xhikën, për vjedhjen 5 miliardë lekë të vjetra të rrugës Elbasan-Gjinar

Nuk ndalen aferat e shefave të politikës, të cilët, megjithëse bëjnë sikur përleshen për parime, drejtësi dhe hallet e popullit, vazhdojnë financojnë bizneset e njeri-tjetrit, nëpërmjet tenderëve miliarda lekë nga taksat publike, madje edhe në mënyrë të paligjshme e me të njëjtët sekserë shteti e biznese krimi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në datën 4 mars 2019, drejtori i ri FSHZH, Dritan Agolli, kryesekseri i Edi Ramës në bashki e tashmë në qeveri, njëherazi dhe drejtor menaxhimi i firmës “Gener 2” të Bashkim Ulajt, i ka dhënë një tender me vlerë 1.9 miliardë lekë, firmës “Vëllëzerit Hysa”, bashkëpronësi 40% me çiftin presidencial Metaj-Kryemadhi.

Çudia nuk qëndron tek fondi i tenderit, caktuar 70% me i lartë se vlera reale e projektit të zbatueshëm, por tek grupi që ka “menaxhuar” këtë tender, që tregon se populli ulëret e del nëpër rrugë, apo kërcen e këndon tallava me bosët e politikës, ndërsa ata vazhdojnë pazaret bashkë.

Konkretisht, fondi “buxhet shteti” për pedonalen dhe korsinë e bicikletave në Belsh, është miratuar nga kryeministri, si kryetar bordi i “AIDA”, tenderi është firmosur nga sekseri i tij drejtor i FSHZH, Dritan Agolli vartës i Bashkim Ulajt.

Ky tender, i është dhënë firmës “Vëllezërit Hysa”, që është përdorur nga Bashkim Ulaj, për tenderin e Unazës së Re dhe mos u çuditni, por ky tender, do të zbatohet e mbikëqyret nga Arif Tafani, kryebashkiaku socialist i Belshit, që është në ndjekje penale pikërisht për vjedhjen e 800 milionë lekë fonde të këtij projekti në unzën e Belshit (sipas dosjes së KLSH).

E sikur të mos mjaftonte kjo, firma ka bashkëpronar vëllëzerit Agron e Kujtim Hysa, të arrestuar për veprën penale: “Vjedhjes të kryer, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me drejtorët e rrugëve, Andi Toma e Dashamir Xhika”.

Kështu ndodh me qeverinë shqiptare, paçka se ligji i prokurimeve, ndalon të pranohen në tendera, subjektet e penalizuara, për më tepër, që firma “Vëllezërit Hysa”, është kontigjent nën hetim edhe në dosjen penale të tenderit të Unaza e Re, me akuzën: “Bashkëpunim në përdorim formularësh zyrtarë fals, për përfitim të paligjshëm”, si firmë e përdorur fiktivisht nga Bashkim Ulaj,  me ofertë “Zero lekë”, sa për numër konkurrentësh.

Sipas investigimit të bërë në “Buletini i Prokurimeve Publike”, rezulton se firma “Vëllezerit Hysa” e ka luajtur në qindra raste, rolin “kukull e paguar” me lekë nën dorë nga fituesit fals, ose si n/kontratore e tyre, por ka përdorur edhe vetë firma të tilla, listën e të cilëve do ta publikojmë në vijim./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia firmës “Vëllëzerit Hysa” të çiftit presidencial Nuk zihen për popullin por për pasuri/ Rama i jep 1.9 miliardë lekë