Aktualitet18 Gusht 2018, 20:14

Numri i veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, rezulton 17-fish më i madh sesa është në të vërtetë

Shkruar nga Pamfleti
Numri i veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, rezulton

Numri i veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, rezulton 17-fish më i madh sesa është në të vërtetë

17 fish më i madh ka dalë numri i veteranëve të UÇK’së nga Shqipëria, se sa vërtet kishin marrë pjesë në luftë.

Nga 176, sa mendohej se ishin fillimisht, numri ka përfunduar në 3000 veteranë, e për një gjë të tillë dëshmon edhe komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, raporton KTV.

Butka drejton Shoqatën e veteranëve të UÇK’së në Tiranë dhe i ka dëshmuar prokurorit Blakaj për mijëra veteranë të rremë.

Butka është një prej dëshmitarëve në aktakuzën e ish-prokurorit Blakaj ngritur ndaj 12 anëtarëve të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.

Përveç tij, janë edhe 5 persona që dëshmojnë për rritjen enorme të numrit të veteranëve, përfshirë Sami Lushtakun, ish-komandant i Zonës së Drenicës.

Blakaj aktakuzën e tij e kishte ngritur kundër 12 personave, ndër ta ish-komandantë të UÇK’së e zyrtarë të tjerë si Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj e Shukri Buja.

Sipas aktakuzës, mbi 19 mijë persona kanë përfituar statusin e veteranit, pa qenë fare pjesëmarrës në luftë, që në vit i kushtojnë buxhetit mbi 38 milionë euro.

Aktakuza e ish-prokurorit Blakaj, për më shumë se 1 muaj, mbetet në Prokurorinë Speciale, ndërsa Blakaj, në fillim të kësaj jave, dha dorëheqje nga ky institucion.

 

Aktualitet 17-fish Fryrjet e listave Numri i veteraneve Shqipëria UCK Veteranet e luftes