Nxehet sfida, “ylli” i Rusisë provokon keq Muhamed Salahn

Ndeshja kryesor e ditës së sotme është ajo ndërmjet Rusisë dhe Egjiptit. Dilemat e mëdha janë te aktivizimi ose jo i Muhamed Salahs. Megjithatë, rusët nuk e kanë aspak frikë lojtarin e Liverpool-it.

Golashënuesi i vendasve në ndeshjen e parë, Cheryshev, mendon se Salah nuk është në garë për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës. “Salah është një lojtar i mirë, por jo i madh, që të mund të luftojë për Këpucën e Artë. Kandidatët për çmimin janë Ronaldo, Messi, Neymar dhe ndoshta Harry Kanë. Liverpool e shfrytëzon Salah në mënyrën e duhur, por nuk është e njëjta gjë kur luan me Egjiptin”.

Rusia do të përballet me Egjiptin të martën në mbrëmje, me vetëdijen se mund të sigurojë një vend në 1/8-at. “Po përgatitemi për Egjiptin. Kam luajtur kundër skuadrave të Hector Cuper në të kaluarën, ai është trajneri më taktik që njoh. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të kemi”, – u shpreh futbollisti.