“ O Edi Rama, a mё gjen dot ku jam?” Nё arrati, 24- vjeҫari Ritvan Zykaj ,vazhdon ti bёjё karshillёk shtetit

Kreu masakrën në Selenicë, Ritvan Zykaj arrestohet pak metra nga vendi ku kreu krimin

24 Vjeҫari Ritvan Zykaj ёshtё duke u ndjekur ende nga forcat e rendit, pasi vrau 8 antarё tё njё familje si dhe plagosi 7 tё tjerё. Megjithёse ёshtё personi mё i kёrkuar momentalisht, pёr njё ngjarje tё paprecedentё nё vendin tonё, i riu vazhdon tё vendosё rekorde tё reja pёrtej viktimave.



Ai duket se edhe pse nё arrati vazhdon tё jetё aktiv nё rrjetin social facebook, vetёm dy orё mё parё komentoi i revoltuar , ndёrsa tashmё sipas njё fotoje qё po qarkullon me shpejtёsi nё rrjetet sociale ёshtё duke sfiduar shtetin.

“ O Edi Rama, a mё gjen dot ku jam?” Shkruhet nё imazhin tashmё viral. Nёse ёshtё apo jo vetё Ritvani ai qё po pёrdor profilin nuk dihet ende, nё kёtё pikё na mbetet vetёm tё presim e tё shohim sesi njё vrasёs tallet me njё sistem tё tёrё qё nuk funksionon as postmortem.

 

 

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.