Anti-Mafia18 Gusht 2019, 15:16

O ju, “zorraxhinj” të shtetit! Kush ia ka dhënë pasurinë, autonominë dhe “trimërinë”, Mi(halit) të Porto Palermo

Shkruar nga Pamfleti
O ju, “zorraxhinj” të shtetit! Kush ia ka dhënë

O ju, “zorraxhinj” të shtetit! Kush ia ka dhënë pasurinë, autonominë dhe “trimërinë”, Mi(halit) të Porto Palermos?

Shteti ka akoma frikë të veprojë ndaj tij/ Aq fuqi kishte marrë Mihali si “trimëri anti-shtet e “fuqi” mbi-shtet, sa mos u çuditni; por në 15 ditët e muajit gusht; ministrat Lleshaj, Denaj e Klosi, kanë kaluar 8 herë vajtje-kthim me grupet e kontrollit në aksin Vlorë-Sarandë, por nuk kanë ndaluar asnjëherë tek “pashallëku” i tij, megjithëse kanë qindra denoncime dhe e dinë; se ka zaptuar 2000 m2 plazh, 1200 m2 truall bregdet, se ka bërë ndërtim pa leje, se kultivon e tregton prodhime deti pa leje e pa kontroll; se bën biznes pa licencë e prej 4 vitesh nuk paguan taksa, energji, ujë e sigurime

Sot është dita e tretë e “Çudisë Mihal” të Porto Palermos; ta paudhit, që prej afro 20 vitesh e sidomos pas vitit 2013, i ka hapur udhë gjithë shteti zvarranik; i kapur “për koke e bishti” nga pashallarët e politikës, që janë financuesit, promovuesit, pasuruesit, licensuesit dhe mbrojtës e shpëtues të këtyre “pordhacëve”, që hiqen si trima.

Të paudhit e “trimit” Mi(hal), që i kishte kallur frikën banorëve të zonës, e kujtdo që kalonte nga Bregu, i kishin hapur udhë edhe udhëtarë, klientë e pushues, që donin vetëm detin, apo ndalonin për pak pushim jashtë vijës së lokalit buzë detit, por ai taksonte e barbarizonte; tipik si hujduti Mero Lamçe i kohës së Zogut, që 90 vite më parë, kontrollonte pikërisht atë pjesë të rrugës bregdetare.

NJË FAKT/ Aq i fortë ka qenë Mi(hali) i Porto Palermos, sa policia bënte sikur nuk shikonte e nuk dëgjonte, mbasi kishte frikë vendin e punës, sepse Mi(hali), me fuqinë e tij diktuese mbi shtet h**len që ka Shqipëria; ka transferuar, ulur në detyrë e ka shkarkuar 7 policë; 6 tatimorë, 2 inspektorë të ISHP (Duhan-Higjiena), 3 inspektor të bashkisë, 1 të prefekturës e 1 të AKU, që shkonin pët zbatimin e ligjit tek lokali peshkut, por… “hanin peshkun”!

Qytetarët, i shmangeshin të fortit Mi(hal); jo se nuk kishin forcë për t’i thyer “hundën e brinjët; por kishin dëgjuar e provuar, se sa herë denoncoheshin bëmat, apo i kërkohej ndihmë policisë, tatimeve, AKU, shëndetit publik etj.; të gjithë bënin sikur nuk dëgjonin, ose përgjigjeshin: “E dimë, por ikim nga puna; ai është vëllai, kushëriri, kunati, baxhanaku, daja, xhaxhai, nipi… i atij atje lartë”

Kush ia ka dhënë pasurinë dhe “trimërinë” Mi(halit) të Porto Palermos?

Zoti që e krijoji si specie djallëzore, shtazarake e të babëzitur, apo institucinonet e shtetit që është zot punësh në këtë vend?

Kush e lejoji prej kaq vitesh, të bënte si “i fortë dhe si efendiko i zonës”, sa edhe përballë dhunës së përgjakshme ndaj klientëve, policia bënte sikur nuk e gjente dot prej 24 orësh, me mendimin se ndoshta shuhej si ngjarje?

Si është e mundur, që shteti nuk ka vepruar, kur vetëm në 5 vitet e fundit, policia ka marrë 980 denoncime; tatimet 1405 denoncime, Shëndeti Publik dhe AKU mbi 1000 denoncime, Bashkia Himarë me qindra denoncime; e po kështu SHISH, për “ca punë të tjera” jashtë kulinarisë?

Madje shteti, që futi në pranga me urdhër të kryeminsitrit, jo për krimin por për imazh  përballë BE-së; duket se ka akoma frikë prej tij, mbasi mos qofshim të gabuar, por  siç po flitet në korridorët e drejtësisë e policisë; edhe kjo çudi do zgjasë vetëm 3 ditë e Mi(hali) do jetë me “arrest në… restorant”.

Kështu ndodhi dhe me bllokimin e kompleksit “Havana” po në Himarë, që u mbyll nga tatimet, se pronarët “miellxhinj” Andrea e Lefter Kumi, vidhnin dhunshëm klientët, edhe me pagesa 1500 lekë për karriken ku haje ushqim e 500 lekë, për soditjen… në verandë./Pamfleti

Anti-Mafia “zorraxhinj” të shtetit! autonominë dhe “trimërinë” Kush ia ka dhënë pasurinë Mi(halit) të Porto Palermos? O ju