Aktualitet 5 Korrik 2019, 14:08

“O m*t, do të vras ty edhe familjen”, zbulohet mesazhi kërcënues për kreun e KQZ

Shkruar nga Pamfleti

“O m*t, do të vras ty edhe familjen”, zbulohen mesazhi kërcënues për kreun e KQZ

Zbulohen detajet e reja të kërcënimit të Kryetari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familjes së tij.

Mësohet se kërcënimi ka ardhur pas kërkesës së Klement Zgurit për të hapur kutitë e 30 qershorit.

Në adresën e tij personale të Facebook ka ardhur një mesazh nga shtetasi E. Pjetrini, i cili pasi e ofendon e kërcënon me se do ta vrasë atë dhe familjen e tij.

“O m*t, do të vras ty edhe familjen”, thuhet në mesazhin e dërguar në adresë të kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Mësohet se pas këtij kërcënimi ndaj kryetarit të KQZ-së dhe familjes së tij janë marrë masa të forta sigurie.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “Panorama”, kreu i QKZ është i rrethuar nga efektiv të Gardës së Republikës.

Ndërkohë që në ditë normale, Klement Zguri shihet shpesh herë teksa shëtit vetëm nëpër rrugët e Tiranës pa shoqërues.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet “O m*t do të vras ty edhe familjen” zbulohen mesazhi kërcënues për kreun e KQZ