Presidenca pëmes zëdhënësit Tedi Blushi i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit Rama, pas akuzave të këtij të fundit gjatë konferencës me gazetarët, se Ilir Meta dhe Sali Berisha ia dhanë Greqisë detin, në vitin 2009 dhe ishte PS ajo që e rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese.
Duke e quajtur me ironi“Mister 1 Prilli”, Blushi i përgjigjet Ramës duke thënë se në atë kohë Meta ka qenë në opozitë, dhe se nuk ka qenë hartues i marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.
Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.
Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues…
Posted by Tedi Blushi on Wednesday, October 21, 2020
Ndërkohë, më herët Rama u shpreh për Metën dhe Berishën se: Ne duam një marrëveshje të drejtë sepse marrëveshja e mëprashme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë. Të tjerat janë skandale mendore, shprehje e ligësisë që furnizon injorancën me qëllim dhe në funksion vetëm të pushtetit të ca mediokërve që duan me çdo kusht plaçkë në Shqipëri.