Showbiz11 Shkurt 2019, 11:00

Olsi Bylyku akuza Ermalit dhe Arditit: Ngopuni me sponsor, jepini hapësirë të ftuarëve

Shkruar nga Pamfleti

Olsi Bylyku akuza Ermalit dhe Arditit: Ngopuni me sponsor, jepini hapësirë të ftuarëve

I veshur si superhero në emision, Olsi Bylyku thotë hapur se në ”misionin” e tij e bezdisin më shumë njerëzit publikë se njerëzit e thjeshtë. 

Kritika direkte kishte për Ermal Mamaqin dhe Ardit Gjebrean duke qënë se i kanë mbushur emisionet me sponsor dhe nuk lënë hapësira për të ftuarit. Në rubrikë  humoristike ai shprehu haptaz pa ngopësinë e Ermal Mamaqit pasi ”duke qënë superhero”, Ermali Olsit i kishte kërkuar sponsor sepse aktualisht kishte vetëm nëntëmbëdhjetë të tillë.  Përgjigjja e Olsit kishte qënë epike… ”nuk kemi se na i ka mor Ardit Gjebrea të gjithë. Edhe kostumin kam dy vjet që e mbaj veshur se ma ka realizuar sponsori i Arditit”.

Showbiz Akuza emision olsi bylyku