Showbiz16 Nëntor 2018, 19:10

Operacione plastike për tu dukur më bukur, modeles i bëjnë ‘gjëmën’ (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Operacione plastike për tu dukur më bukur, modeles i bëjnë ‘gjëmën’ (Foto)

Kjo eksperiencë më ka mësuar që të pranoj defektet e vogla dhe është mirë që të mos rrezikohet. Akoma edhe sot pyes se çfarë më ka bërë”.

Kështu është shprehur ish-modelja italiane Cristina Guidetti gjatë një interviste për mediat, lidhur me shpërfytyrimin që ju bë nga kirurgu plastik ku ajo shkoi për tu bërë më e bukur.

Ajo tregon kalvarin e vuajtjeve që ka nisur më 31 janar 2012. Atë koh Cristina po bënte një jetë ëndrrash mes shkrepjeve të aparatit fotografik, publicitetit për shkak të bukurisë. Kjo ëndërr zgjati deri kur ajo vendosi që të bënte një ndërhyrje.

Ajo donte që të korrigjonte ngjyrën e lëkurës, e cila ishte e zbehtë. Kështu që bëri një ndërhyrje me laser për të rigjeneruar qelizat, por ky trajtim iu kthye në një makth.

“U bëra një mostër. Kur mjeku me hoqi fashat pas-operacionit, pash që e kisha lëkurën të mbuluar me plagë, djegie dhe prerje”, pohon Kristina, duke i dhënë kështu fund karrierës së saj.  “Tani kam bërë 42 ndërhyrje për tu përmirësuar. Zgjohem në mëngjes dhe nuk kam guxim për tu parë në pasqyrë”, mbyll ajo rëfimin.

Lifestyle modeles i bëjnë ‘gjëmën’ (Foto) Operacione plastike për tu dukur më bukur