Aktualitet 1 Qershor 2019, 18:44

Opozita e re kërcënon me burg Metën e Berishën, kërkon konfiskimin e vilave në Gjirin e Lalzit

Shkruar nga Pamfleti
Opozita e re kërcënon me burg Metën e Berishën, kërkon

Opozita e re kërcënon me burg Metën e Berishën, kërkon konfiskimin e vilave në Gjirin e Lalzit

Oligarkët e politikës të cilët kanë ndërtuar vilat e tyre miliona euroshe në Gjirin e Lalzit dhe në rezidencën e Saukut, ka qënë objekt i sulmit dhe nga opozita e re në Kuvend. Myslim Murrizi ka thënë atë që ka artikuluar disa herë “Pamfleti.net”, që, nëse ka vullnet nga politika shqiptare dhe vendosmëri nga drejtësia e re, nuk ka asnjë arsye për t’u hallakatur por vetëm të bëhet një “xhiro” nga Gjiri i Lalzit për të mësuar se kush i ka vilat. Pronarët e tyre janë Berisha, Meta, ish ministrat e PD, PS, LSI, zyrtarët e lartë, prokurorët, gjyqtarët e kryepolicët

Berisha, Meta, ish ministrat e PS, PD dhe LSI janë vënë në qendër të goditjes për pasuritë e tyre të vëna në abuzim me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Oligarkët e politikës të cilët kanë ndërtuar vilat e tyre miliona euroshe në Gjirin e Lalzit apo dhe në rezidencën e Saukut, ka qënë objekt i sulmit dhe nga opozita e re në Kuvend.

Në pëpjekje për të sjellë diçka të re dhe për të qënë të barazlarguar nga qeverisja aktuale e PS dhe ajo e kaluara e PD dhe LSI, duke filluar nga Rudina Hajdari dhe vijuar me nënkryetarin e Kuvendit Myslim Murrizi, deklarohen kundër korrupsionit dhe sistemit të vjetër.

Por më konkret ka qënë Myslim Murrizi, i cili teksa vjen nga radhët e PD dhe i njeh më mirë “bossët” e politikës, ka drejtuar gishtin pikërisht në rezidencat e tyre në Gjirin e Lalzi dhe Sauk.

“Këtu të shikosh Gjirin e Lalëzit dhe rezidencën në Sauk, të bindesh se kush vjedh në këtë vend e ka vendin në burg”, ka qënë deklarata e papritur e nënkryetarit të Kuvendit Murrizi.

Ai ka thënë pikërisht atë që ka artikuluar disa herë “Pamfleti.net”, që, nëse ka vullnet nga politika shqiptare dhe vendosmëri nga drejtësia e re, nuk ka asnjë arsye për t’u hallakatur por vetëm të bëhet një “xhiro” nga Gjiri i Lalzit për të mësuar se kush i ka vilat.

Presidenti aktual Ilir Meta, ish kryeministri Sali Berisha, ish ministrat të PS, PD dhe LSI dhe zyrtarë të lartë policie dhe të drejtësisë kanë vilat e tyre shumëmilionëshe në Lalz.

Me sa duket, korit të partnerëve ndërkombëtarë dhe një pjese të medias e politikës për konfiskimin e këtyre pasurive të vëna në abuzim me paratë e qytetarëve, i është bashkuar dhe opozita e re.

Çka tregon se ky vend ka shpresë për t’u bërë, me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e pakursyer të SHBA dhe BE, garancia e vetme për Shqipërinë e shqiptarët./Pamfleti/

Kryesore kërkon konfiskimin e vilave në Gjirin e Lalzit Opozita e re kërcënon me burg Metën e Berishën