Aktualitet18 Gusht 2019, 07:40

“OSBE nuk i del dot për zot krizës”, analisti tregon kush do të ndihmojë në dialogun mes palëve politike në v

Shkruar nga Pamfleti
“OSBE nuk i del dot për zot krizës”, analisti tregon kush

"OSBE nuk i del dot për zot krizës", analisti tregon kush do të ndihmojë në dialogun mes palëve politike në vend

Analisti i njohur Aleksandër Çipa thotë se OSBE nuk ka peshën e duhur për ti dalë zot kësaj krize të krijuar nga palët politike në Shqipëri, andaj zgjidhjen e pret nga SHBA-BE.

“Në arsyetimin tim dhe ndjekjen logjike që i bëj kësaj krize mendoj se OSBE ka peshë të lehtë dhe autoritet të pamjaftueshëm për ti dalë zot kësaj krize që kanë krijuar palët në vend”, shprehet ai.

Opozita prej muajit shkurt ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë Kuvendit. E ndërsa kriza politike në vend thellohet, OSBE ka dhënë sinjalet për një ndërmjetësim të mundshëm të saj.

Mbledhja e radhës e Këshillit të Europës është me 18 tetor dhe Çipa përkundër  realitetit politik është optimist për hapjen e negociatave.

“Ka ende shpresë. Modeli i pretenduar dhe investuar nga DASH dhe Brukseli për sistemin e ri të drejtësisë do të jetë në terësinë e vlerësimeve prevalues. Në fund të shtatorit pritet që SPAK të fillojë nga puna”, tha Çipa.

Reagimi

Në arsyetimin tim dhe ndjekjen logjike që i bëj kësaj krize mendoj se OSBE ka peshë të lehtë dhe autoritet të pamjaftueshëm për ti dalë zot kësaj krize që kanë krijuar palët në vend. Mendoj që kancelaritë ndërkombëtare, dy më të rëndësishmet, DASH dhe Brukseli, do të ndërhyjnë në një mënyrë jo si negociatore por autoritet për normalizimin e Shqipërisë politike, si realitet i pakrahasueshëm dhe dilematik në raport me historinë politike që kanë vendet e ish-Europës Juglindore.

Ka ende shpresë. Modeli i pretenduar dhe investuar nga DASH dhe Brukseli për sistemin e ri të drejtësisë do të jetë në terësinë e vlerësimeve prevalues. Në fund të shtatorit pritet që SPAK të fillojë nga puna.

Aktualitet