Kosova28 Tetor 2022, 15:53

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka thënë se tensionet në Veri  i dëshiron Serbia.

Osmani është pro vendimit të Qeverisë për targat, por thotë se janë duke u konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Tensionet, natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato t’i parandalojmë”, ka thënë Osmani të premten.

Më 31 tetor është afati i fundit kur serbët e Kosovës duhet të konvertojnë targat nga “KM” në “RKS”.

Beogradi insiston që serbët e Kosovës të vazhdojnë me targat “KM”.

Por nga 31 tetori ato targa do të cilësohen ilegale – e kjo ka ngjallur shqetësime për tension.

Perëndimi i ka kërkuar Kurtit që ta shtyjë vendimin për targat për 10 muaj.

Prishtine

Kosova